На почеток


Istorijati

Faksimil nga dokumenti me informata për ndërtimin e centralit të parë elektrik në Maqedoni

EVN Maqedoni është pjesë përbërse e familjes të madhe të koncernit EVN AG nga Austrija . Me kontratën shitblerse të vitit 2006 , EVN AG u bë pronare e 90 përqind të AD EEM të atëhershme derisa 10 përqind mbetën pronsi e Republikës së Maqedonis. Aktiviteti primar i kompanis është distribuimi dhe furnizimi me energji elektrike i reth 800.000 konsumuesve në teritorin e tër shtetitit.
Gjatsia e rrjetit elektrik është rjeth 25.000 km, derisa në pronsi të EVN Maqedoni janë edhe 11 hidrocentrale të vogla të cilat prodhojnë rjeth 150 GW energji elektrike.

Elektrifikimi në Maqedoni (1909-1944)

Llamba e parë në Shkup ka ndritë në vitin 1909 kur është e ndërtuar elektarana e parë me avull në kohë kur Maqedonija ishte pjesë e perandoris Otomane .

 


Centrali i parë elektrik në Maqedoni

 

Elektrifikimi i qytetëve tjerë në Maqedoni është bër veçmas dhe pavarsisht . Pas Shkupit në vitin 1924 është elektrifiku Manastiri dhe deri në vitin 1930 jan elektrifiku Tetova,Velesi,Kumanova,Shtipi,Kriva Pallanka, Gevgelija,Vinica dhe Koçani. Prej vitit 1931 deri 1935 jan elektrifiku Prilepi,Kërçova dhe Demir Kapija dhe prej vitit 1936 deri 1940 janë elektrifiku Gostivari,Ohri,Strumica dhe Probishtipi.Në atë kohë energjija elektrike është prodhuar në hidroelektrana të vogla por edhe pse në sasi të vogël ka pas edhe centrale me dizel dhe qumur. Objektet prodhuese më të randsishme të ndërtuara para luftës së dytë botërore jan :CHE  “Shkumbi“(pena) e ndërtuar në vitin 1927 me fuqi prej 1.760 KW. Dizel elektrana e ndërtuar në Shkup në vitin 1933 me fuqi prej 1.000 kw dhe CHE “Matka“ e ndërtuar në vitin 1938 me fuqi prej 4.160 kw.   

 


Ndërtimi i pendës në Matkë


Zhvillimi i sistemit elektroenergjetik (1945-2005)
Menjiher pas mbarimit të luftës së dytë botërore në Maqedoni formohet  „ Ndërmarje Federale elektroenergjetike„ (NFE) për Maqedonin ,e cila ka udhëheçur me tërë resurset elektroenergjetike në Shtet.Në dallim prej periudhës të mëparshme kur secili qytet ka pas zhvillimin elektroenergjetik të veçant dhe pamvarur. NFE për Maqedonin ka funksionuar si nji sipërmarje për tan teritorin e Maqedonis në suaza të Federatës së Jugoslavisë.Me kalimin e kohës emrat e ndërmarjes janë ndryshuar (NFE) për Maqedonin deri në vitin 1954 „ Shoqri elektroekonomike e Maqedonisë„ deri ne vitin 1966 , „ ElektroMaqedoni„ deri ne vitin 1990, „ SP elektroekonomija e Maqedonis„deri vitin 2005 dhe pas ndarjes dhe rebrendimit fillon të përdoret „EVN Maqedoni SA„ – Shkup.

 


Parakalimi i 1 Majit në Shkup

 

Rindërtimi i objekteve të energjisë elektrike që janë dëmtuar rëndë ose  shkatërruara në luftë është bërë detyrë primare e cila me ndihmën e shtetit dhe qytetarëve në periudhën pas lutës në Maqedoni është kryer me sukses. Elektrifikimi në Maqedoni ka çen pothujse në tërsi i realizuar dhe energjija elektrike eshtë bërë përditshmëri pothuajse në çdo qytet dhe fshat të shtetit. Sistematikisht dhe me pikpërshmëri është ndërtuar rrjeti distributiv , trafostacione dhe objekte të reja energetike të cilat kan plotsuar nevojat për energji elektrike të amvisrive dhe industrisë në ritje.
Kapacitete më të randsishme për prodhim të energjisë elektrike, të ndërtuar pas luftës dhe deri në pavarsin e Maqedonis në vitin 1991 jan për të veçuar :

  • CTE Maxhari                             (1949)
  • CHE Mavrovë                             (1957)
  • CHE Tikvesh                              (1968)
  • CHE Globoçica                          (1965)
  • CHE Shpilje                               (1969)
  • CTE Negotinë                            (1978)
  • CTE Oslomej                             (1980)
  • KXE Manastir                            (1982)
Sistemi elektrioenergjetik i Makedonis prej 1945 deri 1990 është zhvilluar dhe ka çen pjesë përbërse e sistemit elektroenergjetik të ish Jugoslavisë. Pas shpartalimit të Federatës të Jugoslavis dhe pavarsis të Republikës të Maqedonis si shtet i pavarur u ndërpre edhe rrjeti i tensionit të lart me pjesën tjetër te RSFJ-së. Me këtë ndodhi edhe pavarsimi i sistemit të rjetit elektroenergjetik të Maqedonisë i cili edhe pranë vështërsive nuk lejoj të ket probleme të mëdha në furnizimin me energji elektrike.
Sipërmarja e vetme „ SA Elektroekonomija e Maqedonis„ në vitin 2005 u nda në tre sipërmarje „ SA ELEM„ për prodhimin e energjis elektrike, „SA SOETM„ (AD MEPSO) puna e të cilës esht përçimi(transferi) i energjis elektrike dhe„ EEM SA„ (AD ESM) puna e të cilës esht distribuimi i energjisë elektrike. Me kontratën shitblerse në Prill të vitit 2006 „ EEM SA„ bëhet pronë e koncernit „EVN AG„ nga Austrija, dhe me ribrendimin  në vitin 2008 kjo sipërmarje e mer emrin „ EVN Maqedoni SA Shkup„
EVN Maqedoni (2006-  )

 

 


Menjiher pas privatizimit të EVN Maqedoni nga ana e EVN AG nga Austrija , në vitin 2006 filloj reorganizimi në sipërmarjen.Gjendjet e dobëta në pagesat dhe humbje të energjis elektrike, kualitet i dobët i rrjetit distribues dhe trafostacioneve, rezultatet e këçija finansiare dhe negativitete të tejera filluan sistematikisht dhe rajnsisht të ndryshohen.
Me investime të mëdhaja, organizimi dhe udhëheçja bashkohore dhe përdorim i metodave më të reja tehnologjike në sferën e elektroenergjisë, krejtësisht e ndryshuan pamjen dhe rezultatet e sipërmarjes.
EVN Maqedoni për kohë të shkurtë u shëndrua në brend të njohur dhe shembull për sipërmarje moderne në Republikën e Maqedonisë e cila me punën e saj fitoj shum lavdrata dhe çmime.
Me përfundimin e reorganizimit të suksesshëm dhe transformimin, EVN Maqedoni formoi bazë të shëndosh për realizimin e caçeve dhe përballimi i të xhitha sfidave në ardhmëri.