Prej kohe ne kohe beni shkrirjen e frigorifereve me ane te mekanizmit gjysemautomatik per shkrirje. Shtresat e trasha te akullit panevojshem harxhojne energji.
Këshilla 2
Produktet ushqimore çdoherë vendosni të ftohura në frigorifer ose në pjesën për ngrirje të thellë.
Këshilla 3
Lahgohuni rasteve që frigoriferët ose aparatet për ngrirje t’i mbani të hapur më gjatë. Rradhtja e përshtatshme e produkteve brenda frigoriferit ju kursen kohë për t’i kërkuar.
Këshilla 4
Aparatin për ftohje mos e lini afër shporetit ose ndonjë trupi tjetër i cili prodhon nxehtësi. Sa më e ulët që është temperatura rreth aparatit për ftohje aq është më i vogël harxhimi i energjisë.
Këshilla 5
Furra mikrovalore është e shkëlqyeshme për ngrohjen e porcive të vogla; për porcitë e mëdha shporeti është zgjidhje më efikase.
Këshilla 6
Shfrytëzoni programin për kursimin e energjisë tek makina për larjen e teshave. Teshat e përlyera për të vluar normalisht do të lahen edhe në 60 C.
Këshilla 7
Frigoriferët dhe aparatet për ngrirje me izolues të fortë ndoshta janë më të shtrenjta për t’i blerë, mirëpo harxhojnë edhe deri më 40% më pak rrymë.
Këshilla 8
Nxehtësinë e mbetur shfrytëzojeni edhe në furrë. Për shembull, gjatë pjekjes, fikeni aparatin 10 minuta para fundit.
Këshilla 9
Perdeja e gjatë e lëshuar e cila e mbulon trupin për ngrohje, në mënyrë të konsiderueshme e redukon kapacitetin e ngrohjes dhe e zmadhon humbjen e rrymës.
Këshilla 10
Nëpërmjet të hapjes së shpeshtë dhe të gjatë të dritares në mënyrë të pakontrolluar humbet ngrohtësia. Ajrosni shkurt por fortë edhe ate në periudhë të caktuar kohore.
Këshilla 11
Mjetet për larje dhe pastrim shfrytëzoni në sasi-doza te kursyeshme sipas drejtimeve të dhëna nga prodhuesi. Aq sa ju nevojitet dhe sa është e mundshme më pak. Mjedisi jetësor dhe kuleta do t’ju faleminderohen.
Këshilla 12
Në shporetin me ajr të nxehtë mund të gatohet në disa nivele dhe kjo paraprakisht e kursen nxemjen. Hapja e shpeshtë e derës së furrës do t’ju kushtojë shtrenjt.
Këshilla 13
Rryma e harxhuar nga makina për tharjen e teshave përveç tjerave varet edhe nga ajo se sa teshat që duhet të thahen janë të lagura. Për këtë shkak në makinë vendosni vetëm teshat e kulluara mirë.
Këshilla 14
Gjatë përdorimit të makinës për tharjen e teshave duhet paraprakisht t’i zgjedhni teshat sipas trashësisë dhe sipas shkallës së tharjes. Zgjedhja e programit “pak e lagët” në vend të “tërësisht e thatë” do t’ju ndihmojë që të kurseni rrymë.
Këshilla 15
Makina për tharjen e teshave me sensor për lagështi fiket vetë pas arritjes së shkallës së nevojshme të tharjes.
Këshilla 16
Para se t’i vendosni enët në makinë për larjen e enëve mos i shpëlani me ujë të vakët ose me të ftohtë por vetëm fshini ata.
Këshilla 17
Për enët që janë më pak të palara zgjedhni temperaturë më të ulët për larje.
Këshilla 18
Me përdorimin e baterisë termostatike.
Këshilla 19
Aparatet elektronike në gjendje Stand-by harxhojnë energji. Sa? Duhet të shkruan diku ne shpjegimin-doracakun teknik.
Këshilla 20
Thithëset elektrike me kapacitet më të lartë nuk do të thotë se arrijnë rezultate më të mira gjatë pastrimit.
Këshilla 21
Nëse poçi elektrik mundëson dhe nëse kohëzgjatja e ndriçimit është së paku 1 orë në ditë, atëherë dritat (poçet) e thjeshta zëvendësoni me drita (poçe) për kursimin e rrymës.
Këshilla 22
Kujdesuni të keni ndriçim më të dobët në hapsirë-dhomë të përbashkët ndërsa më të fortë në vendin e punës.
Këshilla 23
Zgjedhni zgjedhni llamba të përshtatshme për funksionin e tyre. Përdorni llambë reflektuese.
Këshilla 24
Gjatë zgjedhjes së ngrohësit elektrik të ujit (boilerit), keni kujdes për izolimin e nxehtësisë së aparatit. Kursen edhe deri në 300 kWh në vit.
Këshilla 25
Gjatë blerjes së kutisë për ngrirje të thellë duhet të keni kujdes për dimenzionet e vërteta: mjaftojnë ata me kapacitet prej 50 deri në 80 l. për person.
Këshilla 26
Gjatë gatimit shfrytëzoni vetëm enë të përshtatshme me fund të rrafshët dhe me kapak i cili mbyllet mirë. Me përdorimin e të fundës e shkurtoni konsiderueshëm kohëzgjatjen e gatimit.
Këshilla 27
Hapësirat e izoluara prej brenda nxehen dhe ftohen më shpejtë prej atyre të izoluara nga jasht. Shfrytëzojeni këtë efekt në hapësirat e parapara për hobin tuaj ose në shtëpitë për uikende.
Këshilla 28
Format metale të errëta e shkurtojnë, ndërsa ata keramike e zgjasin kohën e pjekjes.
Këshilla 29
Ngurtësinë e ujit në makinat për larjen e enëve rregullojeni sipas ujit të cilin e përdorni. Rezultatet nga pastrimi do t’ju kenë levërdi. Ngurtësinëe e ujit do ta kuptoni prej ujësjellësit.
Këshilla 30
Mjetet për larjen e enëve e zvoglojnë bigorrin e enëve si dhe kohën për tharje.
Këshilla 31
Harxhimi vjetor i një makine moderrne për larje për amvisëri prej tri anëtarëve është mesatarisht prej 250 deri në 300 kWh.
Këshilla 32
Harxhim më të ulët gjatë gatimit në furnelë elektrike mund të arrini nëse shfrytëzoni enë me fund elektrik me atë që fundi në tërësi do ta mbulon furnelën elektrike.
Këshilla 33
Brendësia e furrës mikrovalore duhet të jetë e pastërt, sepse ushqimi i cili ka mbetur gjatë çdo përdorimi të furrrës merr energji dhe e zgjat kohën e përdorimit.
Këshilla 34
larjes së enëve është e panevojshme që t’i shpëlani. Mjafton që vetëm në mënyrë sipërfaqsore t’i largoni mbeturinat e ushqimit.
Këshilla 35
Ushqimin e përgatitur më pare lejeni që të ftohet në temperaturë të dhomës e pastaj futeni në frigorifer.
Këshilla 36
Aparatet e ngrirjes me izolim të mire të nxehtësisë mund që konsiderueshëm ta zvoglojnë harxhimin e rrymës.
Këshilla 37
Temperatura e ngrirjes për produktet e freskëta ushqimore duhet të jetë minimum -22 C. Sa më shpejt që ngrihet ushqimi aq më shumë ruhet kualiteti i tij.
Këshilla 38
Rrymë kurseni edhe nëse e shfrytëzoni paralarjen vetëm për tesha shumë të përlyera.
Këshilla 39
Harxhimi mesatar i një kolor televizioni në gjendje Stand-by është 73 kWh në vit.
Këshilla 40
Orat elektronike të aparateve elektronike si për shembull: shporeti elektrik, furra mikrovalore, radio zgjuesi etj, harxhojnë prej 17 derin në 35 kWh në vit.
Këshilla 41
Llampat reflektuese japin më shumë dritë, ndërsa harxhojnë më pak rrymë.
Këshilla 42
Rrymë kurseni edhe kur e fikni dritën të një hapësire ose dhome prej të cilës dilni (më gjatë se 10 minuta).
Këshilla 43
Mbrojtja e mirë e nxehtësisë i kursen harxhimet e nxemjes, dhe njëkohësisht gjatë verës e bën mbrojtjen e nevojshme nga nxehtësia.
Këshilla 44
Rregullisht kontrollojeni shpenzimin e rrymës, gazit dhe ujit si dhe gjendjen e matësve numerik. Me këtë do të jeni të sigurtë se harxhimi më i madh do të zbulohet menjëherë dhe do të ndëmerren masa.
Këshilla 45
Dritarja e hapur pjerrtas paraqet rregullator të keq të ajrit. Që të arrihet shkëmbimi i nevojshëm i ajrit i cili shpesh është ndryshim 0,5- deri në 0,7-herësh i ajrit, hudhet energjia për nxemje.
Këshilla 46
Hyrje për ujë të nxehtë për makinën e enëve ka arsye vetëm nëse uji nxehet në mënyrë të lirë, si për shembull nëpëmjet të aparatit për energji diellore ose të pompës për nxehtësi.
Këshilla 47
Rregullisht bëni shkrirjen e frigoriferit dhe të ngrirësit. Akulli e izolon dhe e vështirson ftohjen. 1cm akull mund të sjellë harxhime më të larta të rrymës edhe deri në 75%.