На почеток


Lajmërim- 29.06.2010

EVN Maqedoni mundësoi afat shtesë prej 7 ditësh për pagesë të faturave të majit

-Nuk ka kamatë për shtatë ditë vonesë

 EVN Maqedoni i përballon konsumuesit dhe nuk do të llogarisë kamatë për 7 ditë shtesë nga afati për pagesë të nënshkruar në faturën përkatësisht llogarinë për energji elektrike për muajin maj.
Konsumatorët që i kanë marrë llogaritë në të njejtën datë në të cilën kalon afati për pagesë, ose më herët ose më vonë se afati i fundit nuk do të dëmtohen sepse EVN Maqedoni ju dhuron edhe 7 ditë për pagesë të faturës pa pagesë të kamatës. Kjo është me qëllim të vazhdimit të relacionit korekt mes ndërmarrjes dhe konsumatorëve si dhe duke pasur parasysh se ky muaj është tranzicional, kur kalohet prej sistemit të vjetër në të riun, dhe llogaritë për herë të parë u shpërndanë në mënyrën e re përmes postës Maqedonase.

EVN Maqedoni edhe njëherë apelon te konsumatorët që eventualsiht për çfarëdo arsye nuk do të marrin faturë, të lajmërohen te Qendra për marrëdhënie me shfrytëzuesit dhe në zyrat pranuese në energo-qendrat për Shfrytëzues dhe të kërkojnë t’ju jepet. Me atë do të korigjohen keqkuptimet eventuale, do të përmirësohet baza e të dhënave për adresat e konsumatorëve.

EVN Maqedoni edhe më tej mbetet e hapur për gjithë konsumatorët e saj dhe nevojat e tyre. Për gjitha paqartësitë rreth sistemit të ri mund të drejtohen te Qendra për marrëdhënie me konsumatorë që punon vazhdimisht 24 orë, kurse kapacitet shtesë është mundësuar që t’ju shërben konsumatorëve në pikat e pagimit, si dhe në zyret pranuese në energo-qendrat për Konsumatorë, që punojnë prej 07 e 30 gjer në 15 e 30.

Merr në format .doc

<<<