Puna praktikante në EVN Maqedoni. Filloi projekti “VERA 2010”
Tridhjetë e tre praktikantë, të ndarë në tre grupe në periudhën verore do të jenë të angazhuar në proceset punuese në sektore të ndryshme të ndërmarrjes.
Qëllimi i këtij projekti, që vitin e dytë me radhë e bën EVN Maqedonia, është arritja e përvojës praktike që j’u mungon kuadrove të reja dhe perspektive.
Praktikantët janë persona të rinjë gjer në 27 vjeç, të cilët e mbarojnë vitin e fundit ose të parafundit të shkollimit, të diplomuarit dhe atë që janë në studime postdiplomike, që njëherit ishin edhe kritere për pjesëmarrje në projektin.
“Më e vlefshmja në një ndërmarrje janë resurset njerzore, e tjetra është vetëm pajisja. EVN Maqedoni kushton vëmendje të veçantë në trajtimin e të rinjëve dhe kuadrove të talentuar, me çka në të njejtën kohë e ndihmojmë edhe procesin edukativ në vend”, tha z. Verner Hengst, Kryetar i Bordit Drejtues të EVN Maqedonisë.
Praktikantët kishin mundësi të njoftohen me programën përmes broshurave, uebfaqes së EVN Maqedonisë, panairi elektronik për karierë dhe ueb portali” kariera ime”, si dhe përmes shënimeve në fakultetet shtetërore në Maqedoni.
Studentët do të udhëhiqen nga një mentor në punën praktike, person i përcaktuar për sigurim të hyrjes së praktikantit në rrethinën punuese dhe njoftim me rregullat dhe proceset në ndërmarrjen.
Merr në format .doc |