EVN Maqedoni me zmadhim të dyfishtë të prodhimit nga HEC-ët
Në gjashtë muajt e para të vitit, EVN Maqedonija regjistroi pothuajse 100% prodhim më të madh të energjisë elektrike nga hidrocentralet e vogla, në krahasim me të njejtën periudhë vitin e kaluar.
Vetëm në gjysmën e parë të vitit 2010, prodhimi ishte rreth 150 milion kilovat orë, aq sa ishte prodhimi i energjisë elektrike gjatë tërë vitit 2009.
Kjo situatë është rezultat i situatës përshtatëse hidrologjike, të revitalizimit të hidrocentraleve të vogla në përputhshmëri me kontratën ROT me Hidropolin çek, sjellja e teknologjisë moderne, rritja e efikasitetit te të gjitha hidrocentralet e vogla dhe kapaciteti i ritur i instaluar te HEC Matkë dhe HEC Penë.
Prodhimi i energjisë nga burime ripërtrirëse sëhtë qëllim strategjik i EVN Maqedonisë për mbrojtjen e ambientit me implementimin e gjitha standardeve ekologjike evropiane.
Rezultate rekorduese janë të regjistruara edhe për tërë vitin 2009, e cila mbaroi me 150 milion KWh energji elektrike të prodhuar nga hidrocentralet e vogla të EVN Maqedonisë, që është, prapë, për 50% më shumë se mesatarja në dekadën e kaluar.
Merr në format .doc |