Kontrollim nga largë për furnizim më të sigurt me energji elektrike në Maqedoninë Lindore
EVN Maqedoni e kyqi trafostacionin 110 kV “Dellçevë” në sistemin qendror për kontrollim nga largë të rrjetit me rrymë të lartë dhe të mesme. Me atë, si dhe me zmadhimin e mobilitetit të ekipeve në Berovë dhe Makedonska Kamenicës, përmirësohet siguria në drejtimin me rrjetin në pjesën lindore të vendit.
Me sistemin SKADA të sofistikuar mundësohet vëzhgim i vazhdueshëm nga larg i punës së trafostacioneve, kontrollim i ngrakimeve në çdo moment, reagimit të mbrojtjeve, si dhe kontrollit të ndërpresave. Kjo mundëson ndërpritjet më të vogla në furnizimin me energji elektrike të sanohen menjëherë, kurse koha e gjetjes së ndërpritjeve më të mëdha të sillet në minimum.
Për momentin nga larg drejtohen trafostacionet e Shkupit në nivel me rrymë të lartë dhe të mesme, si dhe trafostacioni 110 kV” Tearcë”. Pas Dellçevës, së shpejti në system do të inkuadrohen edhe trafostacioni 110 kV”Pollog”-prej gostivarit dhe “Ovçe Pole”-prej shtipit.
Gradualisht edhe tjerat trafostacione rajonale do të kyqen në sistemin qendror të drejtimit nga largë. Në këtë mënyrë plotësisht do të përmirësohet shmangja e defekteve dhe kontrolli i rrjetit distributive në vend.
Merr në format .doc |