Numri i zvogëluar dyfishtë i aksidenteve në pune në EVN Maqedoninë
Në gjysmën e parë të vitit, EVN Maqedonia regjistroi më pak aksidente në punë me rrymë prej rreth 50 përqind në krahasim me të njejtën periudhë vitin e kaluar. Arsye për këtë janë trajnimet e kryera për përdorim të rregullt dhe shfrytëzim të mjeteve dhe pajisjeve, masa të zmadhuara për siguri në punë dhe mjetet e furnizuara për mbrojtje në përputhsmëri me normat dhe standardet evropiane.
Në pjesën më të madhe të aksidenteve që ndodhën arsyeja kryesore ishin faktorë tjerë ose moskujdesi.
Për shkak të specifitetit të punës, EVN Maqedonia për nëpunësit e vet që prekin rrymën elektrike, periduhën e kaluar investoi në mbrojtjen e tyre me furnizimin veshjeve mbrojtëse, helmeta për izolim elektrik dhe mjete, si dhe material tjetër që nevojitet për punë të sigurtë dhe qasje në vende me rrymë.
Në interes të mbrojtjes në punë u formua dhe Qendra për trajnim për punë me rrymë në Makedonski Brod ku të punësuarit e EVN Maqedonisë vizitojnë trajnime të veçanta e kanë kaluar 800 nëpunës të ndërmarrjes. Me gjitha këto aktivitete EVN Maqedoni në tërësi e respekton dhe aplikon Ligjin për siguri dhe shëndet në punë.
Merr në format .doc |