На почеток


Lajmërim- 29.07.2010

Mundësi për pagesë të borxhit për energji elekterike në këste ose plotësisht pa kamatë

EVN Maqedoni ofron mundësi për pagesë të borxhit të mbetur për energji elektrike. Amvisjet, bizneset e vogla dhe konsumatorët industrial prej 1 gusht gje në 1 nëntor munden që borxhin e mbetur në 12 muajt e fundit(për amvisjet) përkatësisht 36 muaj (për biznesin dhe industrinë) ta paguajnë plotësisht pa kamatë ose me më shumë këste me kamatë mvarësisht nga lartësia e borxhit.

Për borxhin e bërë gjatë 12 muajve të fundit, amvisjet kanë mundësi të nënshkruajnë kontratë për pagesë të borxhit në tërësi me çka nuk llogaritet kamatë dhe kontratë për pagesë gjer në 6 rata me kamatë të përfshirë dhe atë nën kushtet në vijim:

prej  4.001 – 8.000 DMQ në  2 këste;
prej  8.001 – 12.000 DMQ  në  3 këste;
prej 12.001 – 16.000 DMQ në  4 këste
prej 16.001 – 20.000 DMQ  në  5 këste dhe
prej mbi  20.001 DMQ në  6 këste.

Bizneset e vogla, prapë, borxhin e mbetur për energji elektrike jo më të vjetër se 36 muaj munden ta pastrojnë me kontrata në tërësi pa kamatë dhe gjer në tre këste me kamatë dhe atë për borxh prej 10.001-20.000 DMQ në 2 këste, kurse mbi 20.000 DMQ në 3 këste.

Mundësia, prapë, për konsumatorët industrial është nëse e pastrojnë borxhin e vjetër në tërësi nuk do t’ju kalkulohet për pagesë me vonesë.

Kontratat për amvisje dhe biznese të vogla bëhen në zyret pranuese të të gjitha Qendrave Për Energji të Konsumatorëve (QEK) të EVN Maqedonisë. Për informata më të hollësishme, konsumatorët të paraqiten te qendra më e afërt energjetike e konsumatorëve ose në Qendrën për marrëdhënie me publikun në 0890 12345.

Merr në format .doc

<<<