AD ESM dhe SHA Oteks nënshkruan kontratë për pagesë me këste – Fabrika sërish furnizohet me energji elektrike
SHA Oteks-Ohrid u obligua që borxhin e mbetur për energji elektrike ta paguajë me këste.
ESM e përshëndetë zgjidhjen e arritur mes dy kompanive, „ Jemi të kënaqur për këtë zgjidhje jo vetëm për mundësinë që të mbyllet kërkesa e ESM nga Oteks-i, por edhe për faktin që 750 të punësuar pas tre muajsh pauze përsëri do të kthehen në punë” deklaroi Georg Valdner, kryetar I KD të ESM.
Edhe menaxhmenti i Oteks-it ka shprehur kënaqësi për nënshkrimin e kontratës “Bëhet fjalë për një borxh më të madh, i cili mund ta çonte fabrikën në falimentim. I falënderojmë mirëkuptimit të ESM-EVN dhe kushteve të volitshme për pagesë me këste” tha Drejtori ekzekutiv I Oteks-it, Vladimir Shumenkovski.
ESM pret që Oteks-i ta respektojë dinamikën e kontraktuar për pagesë |