Kuize rajonale për fëmijë për energjetikë të EVN Maqedonisë
Nxënësit e shkollave fillore në Maqedoni në mes të këtij muaji do të kenë mundësinë të shfaqin diturinë e tyre nga sfera e energjetikës në kuizet rajonale që i organizon EVN Maqedoni.
Në fund të çdo gjysmëvjetori fëmijtë kanë mundësi që përmes zbavitjes, shoqërimit dhe buzëqeshjes të na tregojnë sa shumë kanë mësuar nga punëtoritë që ndërmarrja i bën gjatë tërë vitit shkollor, me qëllim të njoftimit të fëmijëve me termet elementare energjetike dhe shfrytëzimin logjik të energjsë elektrike.
Në tre garat e kuizeve rajonale në Ohër, Shkup dhe Strumicë do të garojnë nxënës prej moshës 10 vjeçare të cilët janë pjesë e projektit shkollor. Dituria e fituar nga ligjeratat në suaza të projektit shkollor të EVN Maqedonisë më të mirëve dë t’ju dhurojë shumë shpërblime dhe kënaqësi në tregimin operik për fëmijë Jovanç dhe Marika.
Nikoqirët e kuizeve të para rajonale për energjetikë që janë risi në Projektin shkollor të EVN Maqedonisë, janë SHF “Shn. Kliment Ohridski” nga Ohri, SHF” Dane Krapçev” nga Maxhari, Shkup, kurse në Strumicë më të rinjtë do të garojnë në hapësirat e Shtëpisë së ARM-së. Fituesit e kuizeve nga tre rajonet mëetj marrin të drejtë për pjesëmarrje në kuizin kombëtar për fëmijë për energejtikë.
Në suaza të kuizit kombëtar të shpërblyerit do të jenë edhe nxënës që marrin pjesë në konkursin letrar dhe artistic të hapur gjatë tërë vitit shkollor ku fëmijtë na i dërgojnë veprat e tyre letrare dhe artistike me temën” Shfrytëzim logjik të energjisë elektrike”.
Merr në format .doc
|