U zgjodhën fituesit e parë të lotarisë së EVN Maqedonisë
“Llogari e pastër, listë e gjatë e shpërblimeve”
Në gjiron e parë të lotarisë pranverore të EVN Maqedonisë që është për shfrytëzuesit që rregullisht i paguajnë llogaritë e energjisë elektrike publikisht u shpërndanë 108 shpërblime. Fituesit fatlum fituan LCD televizore, fshise me rrymë dhe paqeta me poça efikase elektrike, si dhe broshura me këshilla për kursim të energjisë elektrike.
Fituesit do të shpallen të mërkurën (13.04.2011) në disa prej gazetave ditore, kurse video materiali prej tërhjekjes, si dhe lista detajoe e fituesve, do të vendosen në ueb faqen e EVN Maqedonisë, të hënën (11.04.2011). Njëkohësisht, përfaqësues të EVN Maqedonisë, do t’i kontaktojnë të gjithë fituesit, të cilëve do t’ju dhurohet shpërblimi.
Shpërblimet kryesore (3 televizorët) ranë në Shtip, Tetovë dhe Manastir.
Tërhjekja u bë sipas zgjedhjes të rastësishme, kurse për rregullsinë u kujdes komisioni profesional. Të drejtë në pjesëmarrje kishin të gjithë shfrytëzuesit të cilët rregullisht i paguajnë llogaritë për energji elektrike dhe nuk kanë asnjë borxh për 12 muajt e fundit.
Tërhjekja e ardhshme është me 7 maj me shpërblim kryesor frigorifer, kurse e fundit prej këtij cikli me 4 qershor kur do të shpërndahen edhe maqina për larje. EVN Maqedoni ju dëshiron fat të gjithë shfrytëzuesve të rregullt të fitojnë ndonjë nga aparatet e vlefshme efikase energjetike.
Merr në format .doc |