AD ESM dhe SHA Oteks nënshkruan kontratë për pagesë me këste – Fabrika sërish furnizohet me energji elektrike
ESM dhe Qeveria e RM kanë lidhur marrëveshje për ndërtimin e objekteve energjetike në zonën zhvillimore teknologjiko-industriale “Bunarxhik”.
Me këte ESM-EVN Macedonia do të fillojë me ndërtimin e TS 110 kV Bunarxhik dhe largpërçues të lidhur prej 110 kV.
Ky investim i AD ESM në vlerë prej 4 milionë euro do të sigurojë furnizim kualitativ dhe të sigurtë të të gjitha investimeve të parapara në “Zonën e lire ekonomike”, si dhe të vendbanimeve përreth Ilinden, fshatrat, Belimbeg, Bunarxhik, Ajvatocë, Bujkovcë, Milladinovci, Mralino, Marino, Haraçinë e të tjera.
Me këtë rast Kryetari i KD të AD ESM Georg Valdner theksoi: “Shpresojmë se edhe kompani të tjera do ta ndjekin shembullin e Xhonson Kontrolls dhe do të kontribojnë për rritje ekonomike dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
Biznesi themelor i EVN-së gjithashtu përfshin edhe furnizimin me gaz. Nga ato shkaqe jemi të përgaditur ta furnizojmë “Bunarxhikun” edhe me gaz natyral”.
|