Tërhjeqja e fundit prej lotarisë pranverore të EVN Maqedonisë
Me tërhjeqjen e tretë të fundit me radhë, do të përfundojë loja e madhe shpërblyese e EVN Maqedonisë” Llogari e pastër, listë e gjatë shpërblimesh”, për konsumuesit të cilët rregullisht i paguajnë llogaritë për energji elektrike. Të shtunën me 4 qershor edhe njëherë EVN Maqedonia e shpërblen besimin e konsumuesve të vet, kurse për më fatlumët janë të përgatitura 3 maqina për larje, 5 hekurosëshe dhe 100 pako me poça kursyese.
Si edhe në dy gjirot e mëhershme edhe në këtë të fundit, tërhjeqja bëhet sipas zgjedhjes së rastit të paguesve të rregullt, kurse për rregullshmërinë kujdeset komisioni professional. Të drejtë në pjesëmarrje kanë gjithë konsumuesit të cilët rregullisht I paguajnë llogaritë për energji elektrike dhe nuk kanë asnjëfarë borxhi në 12 muajt e fundit. Tërhjeqja bëhet live, kurse fituesit e shpërblimeve do të shpallen në shtypin ditor dhe në internet faqen e EVN Maqedonisë.
Lojën e madhe shpërblyese të EVN Maqedonisë deri tani janë tërhjekur 216 konsumues, kurse shpërblimet kryesore mes të cilave ishin televizorë, fshirëse dhe pjekëse mikro përfunduan te konsumuesit më fatlumë në Manastir, Shtip, Tetovë, Bistricë, Negotinë dhe Konjare të Poshtër.
Lotaria pranverore e EVN Maqedoni me gjiron e tretë përfundon, por, këtu nuk është fundi i surprizave që ndërmarrja vazhdimisht I ka për konsumuesit e saj. Besimin e ndërtojmë së bashku, kosnumuesit me pagesë të rregullt të llogarive, kurse EVN me komoditetet që i ofron, loja shpërblyese dhe surpriza që I përgatit për ato.
Merr në format .doc |