Investim i ESM-EVN për furnizim kualitativ me energji elektrike
U vendos gurthemeli i trafostacionit të ri 110kV “Draçevë”
ESM-EVN i vendosi themelet e trafostacionit të ri 110kV “Draçevë”. Ky investim do të kontribojë që trafostacioni ekzistues 35/10kV, i cili gjendet në të njëjtin lokacion, të rritet në nivel të tensionit 110kV me pajisje më bashkëkohore për siguri dhe komandim. Investimi ka vlerën prej 3,2 milion euro dhe tërësisht do të mbulohet nga ana e kompanisë.
Trafostacioni i ri modern do të kontribojë për furnizim më të mirë me energji elektrike në më tepër vendbanime: vendbanimin Draçevë, zonën industriale Pintija, fshatrat Draçevë, Studeniçan, Batincë, Lisiçe, Lubosh e tjerë.
Gurthemeli u vendos nga ana e Kryetarit të Këshillit Drejtues të AD ESM, Georg Valdner.
“Trafostacioni i ri do të kontribojë në përmirësimin e konsiderueshëm të furnizimit me energji elektrike në pjesën juglindore të Shkupit. Ky investim do të sigurojë furnizim kualitativ dhe të besueshëm të 35 000 konsumatorëve ekzistues, si dhe mundësi për dyfish më tepër lidhje të reja përfshirë edhe konsumatorët industrial”-theksoi Valdner. Ai shtoi se me ngjarjen e sotme ESM-EVN e paralajmëron ofenzivën investuese pranverore në të cilën hyjnë disa projekte të mëdha për zgjidhjen e gjendjes së tensionit në rrjetin distributiv.
|