EVN Maqedoni sërish dhuron bursa
Studentët të cilët do të regjistrohen në Fakultetin për elektronikë dhe teknologji informative-FETI në Shkup do të kenë mundësi të aplikojnë për bursa që i dhuron EVN Maqedoni. Të drejtë për aplikim kanë studentët që për herë të parë regjistrohet në vitin shkollor 2011/2012 në një nga katër programet studjuese nga sfera e elektroenergjetikës (sisteme elektoenergjetike, elektroenergji dhe drejtim, pajisje elektroenergjetike dhe konverzion, shfrytëzim të energjisë elektrike).
Selekcionimi i studentëve bëhet përmes procesit të regrutimit, në bazë të aktiviteteve dhe suksesit të arritur në shkollë të mesme dhe intervistat e kryera. Bursorët gjatë studimit do të mentorohen dhe do të kenë mundësi për punë praktike në EVN Maqedoni.
Vitin e kaluar për herë të parë u implementua program për stipendim dhe u ndanë 4 bursa për studentët e Fakultetit për elektronikë dhe teknologji informative-FETI. Zhvillimi dhe suksesi i tyre vazhdimisht përcillet përmes procesit të mentorimit dhe punës praktike. Për të mbajtur të drejtën e stipendiit, çdo vit duhet suksesi dhe rregullshmëria duhet të jenë në nivelin e lartë të paraparë.
EVN Maqedoni ishte ndërmarrja e parë energjike që stipendoi studentët e FETI-t. Bashkëpunimi vazhdimisht po shtohet dhe shumë të rinjë dhe kuadro profesionale që i kanë mbaruar studimet e këtij fakluteti janë të punësuar në ndërmarjen. Faktoji synon të prodhon kuadro sipas nevojave të ekonomisë, dhe bazë kësaj edhe në ndërmarrjen distributive përmes modernizimit të programeve të saj shkollore.
Merr në format .doc |