U revitalizua rrjeti i tensionit të ulët në Nagoriçan të Vjetër
ESM sot zyrtarisht e lëshoi në përdorim rrjetin e riparuar distribues në komunën Nagoriçan i Vjetër. Është revitalizuar rrjeti i tensionit të ulët prej 2000 metrash, është ndërtuar një dalje e re plotësuese prej 400 metrash dhe janë vendosur 45 shtylla betoni. Ky intervenim i parë serioz në rrjet, i vjetër 50 vite, është me rëndësi të madhe për konsumatorët nga kjo komunë për shkak të rrethanave të këqija të tensionit në periudhën e kaluar dhe të dinamikës së shprehur për zhvillim të shpejtë të komunës.
„Rrjeti i riparuar është vetëm një pjesë e vogël e gjithë asaj që pason në këtë rajon. Sipas programit investues të ESM, për rajonin e Kumanovës dhe Likovës këtë vit janë paraparë rreth gjysëm milioni euro për përmirësimin e kualitetit të energjisë elektrike“ - deklaroi Karl Hajnc Grasman, Zëvendëskryetar i KO të AD ESMQëllimi i ESM-EVN është të sigurojë distribuim modern të energjisë elektrike në tërë Maqedoninë. Furnizimi modern është parakusht për rritje ekonomike dhe zhvillim, si dhe për hapjen e vendeve të reja të punës.
Jemi në fazë të realizimit të programit më të madh investues në historinë e ESM në vlerë prej 43 milionë euro. Deri më tani gjysma e atyre mjeteve janë të lidhura në projekte konkrete në të gjitha nivelet e tensionit, të cilat janë në fazën e vet fillestare apo përfundimtare. .
|