На почеток


Lajmërim- 31.01.2012

Vazhdon fushata për pagimin e borxheve ndaj EVN-së me këste dhe pa kamata

Përdoruesit që kanë borxhe të pashlyera ndaj EVN Maqedoni do të kenë mundësi edhe një muaj t’i shfrytëzojnë lehtësimet e fushatës “Fitoni mbi borxhin”. EVN e mundëson këtë shans të fundit si rezultat të interesimit të madh të përdoruesve për të lidhur kontrata për pagimin e borxheve me këste dhe pa kamata. Fushata do të zgjas deri në fund të muajit shkurt, kur edhe kompletohet cikli i lehtësimeve që EVN ua mundësoi përdoruesve para se të fillojnë përmbaruesit të bëjnë pagesa me të detyrueshme.  
Me fushatën ofrohet mundësia që familjet me 9 këste, ndërsa subjektet juridike me 5 këste t’i paguajnë borxhet për energjinë e harxhuar elektrike, mjetet financiare që kërkohen me procedura gjyqësore, faturat plotësuese, si dhe kamatën e përllogaritur për pagimin e vonuar të kërkesave të rregullta dhe për mjetet që kërkohen me procedura gjyqësore.
Pas lidhjes së kontratës për pagimin e borxhit me këste ose në tërësi, përdoruesit lirohen nga pagimi i kamatave, të cilat më vonë mund të përllogariten si rezultat të pagesës së vonuar. Nëse përdoruesi do ta paguaj të gjithë borxhin me lidhjen e marrëveshjes në një këst, do të lirohet nga pagimi i të gjitha kamatave dhe nga ato që mund të dalin nga borxhi momental, si dhe nga kamatat e mëparshme.    

Merr në format .doc

<<<