ESM-EVN e mbron privatësinë e faturave për energji elektrike.
Prej tani shuma e energjisë së shpenzuar e njohur vetëm për shfrytëzuesin e matësit.
Nga muaji i kaluar EEM faturat për energji elektrike i dërgon në zarf të mbyllur. Aktivitetet e këtilla të kompanisë janë në pajtueshmëri me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave, në të cilin u thirrën një pjesë e madhe e qytetarëve, të cilët kërkuan privatësi për shumën e borxhit të tyre. Gjëgjësisht, faturat për energji elektrike përgaditen në formular të posaçëm “data mailer” me të cilin shumat e energjisë së shpenzuar elektrike nuk janë të njohura për persona tjerë, përveç për pronarin e matësit.
Në pjesën e parë (që mund të shihet) të këtij formulari janë të shënuara të dhënat themelore: emri dhe mbiemri, adresa, numri i faturës, muaji dhe viti të cilit i dedikohet fatura, si dhe data për arritjen e pagesës. Lartë, në pjesën e njëjtë, qëndron edhe porosia deri te konsumatorët për për shpenzimin në mënyrë racionale të energjisë elektrike.
Në pjesën e dytë, të mbrojtur të faturës janë të gjitha të dhënat, të cilat nuk duhet të jenë të njohura për persona të tjerë, përveç për konsumatorin për të cilin është e dedikuar përllogaria: numri i matësit, gjendja paraprake në kilovatë, gjendja e tanishme në kilovatë, kilovatë të shpenzuar për muajin gjegjës, shuma në denarë, kamata e përllogaritur për periudhën paraprake, TVSH-ja e përfshirë, taksa komunale dedikuar për komunat, si dhe shuma e përgjithshme për pagesë. Në këtë pjesë të faturës qëndron edhe lajmërimi deri të shpeznuesit për borxhin e përgjithshëm, i cili nëse nuk paguhet, do të shkyqet nga rrjeti elektrik.
|