На почеток


Shtypi - 12.09.2007

Investiment e realizuara te: ESM-EVN

EEM-EVN në këtë moment i realizon investimet më të mëdha në rrjetin distributiv në historinë e kompanisë.
Javën e kaluar, ekipi menaxhues i SHA EEM i prezantoi rezultatet e Këshillit Mbikqyrës të programit investues në sistemin distribues në Republikën e Maqedonisë. Bilansi i tregon projektet e shumënumërta që në mënyrë të konsiderueshme i përmirësojnë standardet. Nga arritja e EVN-së në prill të vitit 2006, janë lëshuar në përdorim 171 transformatorë të ndërtuar të rinj, janë ndërtuar tre trafostacione të reja prej 110 kV, është ndërtuar rrjet i tensionit të mesëm prej 150 kilometrash, si dhe 150 kilometra rrjet të tensionit të ulët.
Filluan edhe një varg i projekteve të rëndësishme, siç janë trafostacionet në Strumicë, Kërçovë, Ilinden, Bit Pazar, Shkup Qendër, Polog të Gostivarit, Kumanovë dhe në Shkup Perëndim dhe Jug. Gjithashtu, u fillua me ndërtimin e trafostacioneve prej 110 kV në Tearcë, Draçevë, Petrovec, Bunarxhik, Kavadar dhe Gjevgjeli. Në mënyrë plotësuese, na ndërtim e sipër janë edhe 85 transformatorë, 185 kilometra rrjet të tensionit të mesëm dhe 90 kilometra rrjet të tensionit të ulët. Kompania kishte investime të mëdha në automatizimin, infrastrukturën informatike dhe në rrjetin e domosdoshëm të telekomunikacioneve.

“Siç premtoi, EVN do ti realizojë investimet me shumë të përgjithshme prej 96 milionë Euro në rrjetin distributiv, me çka do ta përmirësojë kualitetin e furnizimit me energji elektrike në shtet“, deklaroi zëvendësi i Kryetarit të Këshillit Drejtues të SHA EEM Karl Hajnc Grasman.

Merr nė format .doc

<<<