На почеток


Shtypi - 28.09.2007

EEM-EVN sot e realizoi pilot projektin e parë për ndërrimin e matësve të vjetër. Projekti ishtë i bërë përmes zgjedhjes së rastësishme në Rr. “Ibe Palikuqa” në Kumanovë, ku pesëdhjetra konsumatorëve u janë ndërruar matësit e vjetër dhe u janë vendosur matës të rinj, në kuti ndarëse speciale, jashtë pronës private. Projekti i ri mundëson respektimin e së drejtës së konsumatorit, të mos jetë i shqetësuar gjatë leximit ose kontrollimit të matësve nga ana e shërbimeve të EEM-EVN. Në atë mënyrë mbrohet privatësia e konsumatorëve dhe mundësohet kontrollimi i gjendjes së matësve edhe në mungesë të tyre. Kjo është pjesë e programit të EEM-EVN me të cilin duhet të ndërrohen dhe standardizohen pajisjet matëse, si dhe rrjeti përfundimtar distributiv.
Georg Valdner, Kruetar i KD të SHA EEM: „Konsumatorët tanë do të fitojnë rrjet modern, me standarde të reja nëpërmjet të të cilave fitohet kualitet në furnizimin dhe mbrojtjen e privatësisë, ndërsa defektet dhe manipulimet sillen në minimum“.
Vlera e pilot projektit të parë është 30 000 euro. Në të ardhmen këto aktivitete dhe investime të EEM do të vazhdojnë në nivel të tërë shtetit, ndërsa me një dinamike të caktuar afatgjate do të ndërrohen të gjithë matësit ekzistues, sipas standardeve të Bashkimit Evropian.
Për realizimin e këtij projekti, është investuar në mënyrë plotësuese në ndërtimin e trafostacionit të ri „Autostrada 2“ dhe rrjetit të ri të tensionit të ulët në gjatësi prej 600 metrash.

Merr nė format .doc

<<<