Filluan stërvitja dhe trajnimet e Akademisë EVN Maqedonia
SHA EEM zyrtarisht e hapi Akademinë, në të cilën të gjithë të punësuarit në kompani do të kenë mundësinë t’i përsosin njohuritë e veta. Qëllimi i Akademisë EVN Maqedonia është të krijojë, mbindërtojë dhe ta kultivojë diturinë në kompani.
Që në fillim janë paraqitur 1500 të punësuar të cilët do të stërviten në fushën e gjuhëve, njohurive kompjuterike, si dhe trajnime për njohuri teknike. Trajnimet e ndryshme të menaxhmentit dhe komunikimeve, si për shembull aftësitë prezentuese, udhëheqja, oratoria dhe trajnimet ndërpersonele do të jenë pjesë e shtyllës për aftësi të mira.
E gjithë kjo është në drejtim të plotësimit të nevojave dhe pritjeve të konsumatorëve dhe synimeve për stërvitje të përhershme të të punësuarve. „ Qëllimi ynë përfundimtar është SHA EEM të rritet në kompani më të mirë në Maqedoni. Ate planifikojmë ta realizojmë nëpërmjet resurseve njerëzore lartë të motivuara dhe kompetente dhe nëpërmjet implementimit të standardeve evropiane në punë“ tha Georg Valdner, Kryetar i KD të SHA EEM.
Akademia është e organizuar në atë mënyrë që të gjitha temat janë të strukturuara në kurse nga më të ndryshmet, seminare dhe punishte. Stërvitjet i përfshijnë të gjithë të punësuarit në kompani dhe kjo valë arsimimi do të inicojë dhe do të nxisë ndërtimin dhe këmbimin e njohurive nëpër të gjitha nivelet në organizatë.
|