На почеток


Shtypi - 26.10.2007

U vendos gurthemeli i TS 110kV Petrovec

Filloi ndërtimi i TS 110kV Petrovec si një nga investimet e rëndësishme në rajonin e Shkupit. Objekti i ri ndërtohet në lokacionin e trafostacionit ekzistues 35 kV, ndërtuar para 40 viteve, nga i cili momentalisht furnizohen 25 000 konsumatorë. Me investimin e ri kapaciteti rritet për katër herë, me çka do të rritet kualiteti në furnizim, ndërprerjet do të jenë në minimum, ndërsa në mënyrë të konsiderueshme do të zvogëlohen edhe humbjet teknike.
Trafostacioni i ri 110 kV do të nënkuptojë furnizim më kualitativ me energji elektrike të aeroportit Aleksandri i Madh, kampit të NATO-s ë afërsi të aeroportit, banjës së Katllanovës, vendbanimet Petrovec, Idrizovë, Jurumleri, Zelenikovë, Konjare, Oreshani, Mralino dhe fshatrat përreth. Do të mundësohet edhe kyçje rezerve e konsumatorëve në zonën e lirë ekonomike „Bunarxhik“, si dhe mundësi për zhvillim industrial në atë rajon.
Themeli u vendos në mënyrë simbolike nga zotëri Karl Hajnc Grasman, zëvendëskryetar i KD të SHA EEM dhe Zvonko Petkovski, prefekt i komunës Petrovec.
„Trafostacioni i ri do ta nxisë biznesin e vogël në rrethinë. EEM-EVN edhe më tej vazhdon me realizimin e të gjitha projekteve të planifikuara jo vetëm në rajonet me rritje potenciale ekonomike, por edhe në të gjitha vendbanimet dhe komunat për plotësimin e nevojave të të gjithë konsumatorëve tanë“ deklaroi zotëri Grasman.
Krahas ndërtimit të trafostacionit, projekti parasheh edhe rrjet të ri të tensionit të mesëm dhe të ulët.
Investimi i tërësishëm është me vlerë prej 3 milionë euro dhe është paraparë të realizohet më së voni deri në mars të vitit të ardhshëm.

 

Merr nė format .doc

<<<