Faktet flasin të vërtetën – EVN tërësisht i përmbush obligimet e veta për investim, madje edhe më tepër se sa është premtuar
Që nga privatizimi i EEM e këtej, EVN ka investuar më tepër se 40 milionë euro në përmirësimin e rrjetit distributiv në Maqedoni dhe funksionimin e tij. Të gjitha investimet janë të materializuara dhe janë në dispozicion për secilin. Prandaj, do ta ftojmë Qeverinë dhe mediat në Maqedoni në një vizitë rreth e përqark me çka do t’i tregojmë investimet tona më të mëdha në shtet dhe të gjithë në mënyrë të drejtpërdrejtë do të mund të shohin çka është bërë në këtë plan.
Ndërsa është realizuar: 310 km rrjet me tension të mesëm, 150 të ulët dhe janë ndërtuar 190 trafostacione në tërë territorin e Republikës. Më tej, tri trafostacione të tensionit të lartë janë rikonstruktuar dhe përfunduar. Ka filluar ndërtimi i trafostacioneve të reja në Draçevë, Petrovec, Gjevgjeli dhe Tearcë. Një pjesë e madhe e projekteve investuese rrjedhëse dhe të planifikuara vlejnë më tepër se 20 milionë euro plotësuese të cilat shpejt do të realizohen.
Njëkohësisht rinovohet edhe pajisja e vjetër elktrike në filialet e EEM. Investimet në TI dhe softver, pajisjet për siguri për të mirën e të punësuarve tanë ndoshta nuk mund të shihen me sy, siç është edhe edukimi i të punësuarve tanë, por këto ndryshime do të ndjehen nga konsumatorët tanë.
„ Ky është investimi më i madh në historinë e EEM. Me investime fillestare prej 225 milionë euro si dhe me investimet rrjedhëse në rrjetin distributiv, EVN deri tani është investuesi më i madh në dy vitet e fundit dhe nuk do të ndalemi këtu”, deklaroi Georg Valdner, Kryetar i KD të SHA EEM.
Grupacioni EVN është i irituar nga qëndrimi i Qeverisë. Që nga dita kur arriti në Maqedoni, EVN është partner i sigurtë dhe i përgjegjshëm i konsumatorëve të vet si dhe i Qeverisë së R. së Maqedonisë.
Sot EVN informoi përfaqësuesit e Qeverisë së Austrisë rreth ankesave për masat e planifikuara dhe aktivizimin e procedurave të sigurisë të përcaktuara paraprakisht me marrëveshjen mes Austrisë dhe R. së Maqedonisë. Kjo në mënyrë plotësuese e thekson seriozitetin e rastit i cili nuk do të zgjidhet vetëm në nivel të kompanisë.
Edhe një here e vërtetojmë mospajtimin tone me një pjesë të ndryshimeve të Ligjit për Energjetikë. Ndryshimet e pakujdesshme dëmtojnë drejtpërdrejtë kompaninë dhe shfrytëzuesit e EEM. E tregojnë shkeljen e marrëveshjeve ndërkombëtare nga ana e Republikës së Maqedonisë. Ndryshimet në Ligj janë në kundërshtim me rekomandimet e ekspertëve ndërkombëtar dhe pjesëmarrësve të tregut në Maqedoni, si dhe në kundërshtim me rregullativat e Bashkimit Evropian.
|