ESM-EVN FILLOI ME NJË PROJEKT TË MADH SHKOLLOR PËR ENERGJI
Me kënaqësi të madhe ju informojmë se ESM-EVN filloi me realizimin e projektit të madh arsimor për energjetikë dedikuar për shkollat fillore në Republikën e Maqedonisë
„ EVN servisi shkollor“.
Qëllimi i këtij projekti është fëmijëve t’u mundësohet një metodë didaktike speciale e edukimit adekuat për moshën e tyre, i cili përfshin elemente të shkruara dhe verbale nëpërmjet zbavitjes, lojës dhe broshurave edukative.
Një projekt i ngjajshëm tanimë një kohë të gjatë realizohet nga ana e EVN-së edhe në Austri.
Projekti i përfshin të gjitha shkollat fillore në Maqedoni dhe paraqet një projekt afatgjatë, i cili momentalisht është i fokusuar vetëm në klasat e treta dhe të katërta pikërisht për shkak të përmbajtjes e cila njëherit i përgjigjet programit të tyre mësimor.
„Me këtë servis shkollor kompania u afrohet më të rinjve duke ua sqaruar rëndësinë e energjisë elektrike “, tha Georg Valdner, Kryetar I KD të SHA ESM-EVN.
Ky projekt do t’ua prezantojë nxënësve nocionin energji elektrike dhe rëndësinë e saj, si t’a shfrytëzojnë në mënyrë të arsyeshme dhe do t’i theksojë rreziqet e saj si dhe mënyrën për mbrojtje nga të njëjtat. Gjithashtu, ai do të kontribojë edhe për ngritjen e vetëdijes ekologjike për mbrojtje të natyrës dhe mjedisit jetësor.
Deri tani janë vizituar disa shkolla në Ohër, Strumicë, Strugë dhe Shkup. Sipas asaj që është planifikuar do të vizitohen 140 shkolla deri në fund të vitit rrjedhës shkollor 2007/08, ndërsa programi vazhdon edhe vitin e ardhshëm shkollor. Projekti i përfshin të gjithë fëmijët e të gjitha nacionaliteteve dhe të gjitha gjuhët e parapara me programet mësimore. Befasi e këndshme nga ana e vizitës së ESM-EVN ishte edhe për dy paralelet, në të cilat mësojnë fëmijë me nevoja speciale në një shkollë në Ohër.
Edukimi me qasje didaktike mbahet në klasa dhe realizohet nga ana e përfaqësuesit të kompanisë së bashku me përfaqësues të organizatave joqeveritare.
ESM-EVN dëshiron t’a theksojë interesimin ndaj konsumatorëve, posaçërisht ndaj më të rinjve të cilët kanë më së paku njohuri për energjinë elektrike.
Ky projekt është i lejuar nga Ministria për arsim dhe shkencë e R. së Maqedonisë dhe ka hasur në pranim të mirë nga ana e fëmijëve si dhe arsimtarëve.
Për të gjitha informatat plotësuese, ju lutemi vizitoni faqen e internetit www.kids.evn.com.mk ku do të mund të gjeni informata më të hollësishme rreth projektit rrjedhës.
|