Këshilli Mbikqyrës i EEM-EVN Maqedoni miratoi programin e ri për investime 2008 – EVN do të investojë 33,3 milionë euro në përmirësimin e rrjetit distributiv
Këshilli Mbikqyrës i EEM-EVN Maqedoni dje shqyrtoi rezultatet e programit rrjedhës për investime 2007, si dhe mundësitë për zhvillimin e ardhshëm strategjik.
Temë e rëndësishme e bisedës ishte programi për investime për vitin 2008. Këshilli Mbikqyrës i parashtroi qëllimet për investime për vitin e ardhshëm. Shuma e planifikuar e investimeve është 33,3 milionë euro. Bazat e programit janë:
< rritja e sigurisë në furnizim
< rritja e kualitetit të tensionit
< zvogëlimi i humbjeve teknike
Investimet mund të ndahen në dy kategori themelore:
- Rrjeti – teknika e rrymës 75%
- Infastrukturë e përgjithshme 25%
Nëpërmjet të gjitha aktiviteteve tona do të vazhdojmë të synojmë që të sigurojmë siguri afatgjate dhe kualitet të furnizimit me energji elektrike. Synimet tona planifikojmë t’i realizojmë nëpërmjet ndërtimit të pandërprerë të potencialeve njerëzore dhe infrastrukturës së tërësishme. “Besojmë se ky investim është me rëndësi të madhe për Maqedoninë. Kompanisë do t’i mundësojë t’a përmirësojë kualitetin e shërbimeve dhe t’i përmbushë kërkesat e marrëveshjes së blerjes. Konsumatorët tanë gjithmonë kanë qenë dhe do të qëndrojnë në fokusin e aktiviteteve tona”, tha Georg Valdner, Kryetar I KD të SHA EEM.
|