На почеток


Shtypi - 27.11.2007

EEM-EVN Maqedoni e përkrah projektin qeveritar “Kompjuter për çdo fëmijë”- E zmadhon fuqinë e objekteve energjetike për shkollat e mesme në Maqedoni

EEM-Evn Maqedoni këto ditë filloi me implementimin fizik të projektit elektrifikimi i shkollave të mesme për përkrahje energjetike të projektit “Kompjuter për çdo fëmijë”. Në mënyrë të përshpejtuar rikonstruohen objektet energjetike nga të cilat furnizohen 93 shkolla të mesme në Maqedoni më qëllim të instalimit të fuqisë adekuate.
Aksioni i EEM-EVN pritet të përfundojë deri më 13 dhjetor të këtij viti, me çka të gjitha objektet energjetike do të jenë të gatshme për furnizim kualitativ të energjisë së kërkuar elektrike në shkolla.
Rikontruimi kushton rreth 600 000 euro dhe tërësisht do të mbulohet nga ana e kompanisë si donacion për shkollat e mesme.
„Me këtë akt i japim përkrahje të plotë Ministrisë për arsim, që pa pengesa t’a realizojë projektin, ndërsa nxënësve sa më shpejtë t’u mundësohet puna me kompjuterë“, deklaroi Georg Valdner, Kryetar i KD të EEM-EVN Maqedoni.

Merr nė format .doc

<<<