На почеток


Shtypi - 29.11.2007

EVN Maqedoni dhe BNJVL nënshkruan Memorandum për bashkëpunim

Bashkësitë e vetadministrimit local BNJVL dhe EVN Maqedoni, nënshkruan Memorandum për bashkëpunim me çka parashihet përmirësimi i bashkëpunimit dhe rritja e efikasitetit në punë. Memorandumi do të paraqesë bazë për zgjidhjen e më tepër çështjeve të hapura mes EVN Maqedoni dhe komunave
Me nënshkrimin e Memorandumit për bashkëpunim, komunat u obliguan t’a paguajnë borxhin e mbetur për ndërtesat administrative, më së voni deri në fund të muajit shkurt.
Për të paguar më lehtë borxhin e mbetur për ndriçim rrugor, komunat do të mund të lidhin marrëveshje me këste, e cili duhet të kryhet më së voni deri të fund të muajit mars të vitit të ardhshëm. Ato komuna të cilat nuk do t’i respektojnë dispozitat e përmendura nga Memorandumi për bashkëpunim do të shkyçen nga rrjeti distributiv.
EVN Maqedoni çdo komune veç e veç do t’ia dorëzojë të dhënat për borxhet.në këtë mënyrë do të rritet edhe evidenca e pagesës së taksave komunale për ndriçim rrugor. Komunat do të informohen edhe për të gjitha kyçjet e reja të matësve të rinj në territorin e tyre.
Deri në fund të muajit prill EVN Maqedoni do të sigurojë parakushte për përaftësimin e rrjetit rrugor për ndriçim rrugor. EVN Maqedoni dhe komunat në të ardhmen së bashku do t’i përcjellin planet zhvillimore, të investimeve dhe ato urbanistike. Komunat gjatë nxjerrjes së planeve urbanistike krahas Ministrisë resore do t’a informojnë edhe EVN Maqedoni. Ashtu në mënyrë të ndërsjellë do të harmonizohen planifikimi i hapësirës dhe investimi i mëtutjeshëm në sferën e energjetikës. Njëkohësisht do të tejkalohet problemi i kyçjes pa plan në rrjet, që tani rezulton me distribuimin jokualitativ të energjisë elektrike
„ Për përmirësimin e infrastrukturës elektroenergjetike, EVN Maqedoni do të sigurojë përçues plotësues, vende dhe zgjidhje të reja për poçe elektrike, ndërsa nëpërmjet përcjelljes së investimeve dhe planeve urbanistike do të sigurohet shërbim kualitativ, deklaroi Georg Valdner, Kryetar i Këshillit drejtues të EVN Maqedoni SHA.
Nënshkrimin i këtij Memorandumi e përshëndeti edhe Kryetari I BNJVL, Z-ri Andrej Petrov
„Kjo marrëveshje nuk është në interes të komunave apo EVN-së, por në interes të qytetarëve. Qëllimi i çdo prefekti është t’u mundësojë qytetarëve të kenë shërbime kualitative, deklaroi Z-ri Petrov.
Memorandumi për bashkëpunim ka për qëllim të përmirësojë procesin e decentralizimit fiskal, nëpërmjet pagesës së taksave komunale dhe tatimeve. Njëkohësisht do të sigurojë parakushte teknike për furnizimin pa pengesë me energji elektrike

Merr nė format .doc

<<<