На почеток


Shtypi - 13.02.2008

EVN investim: Trafostacion i ri në komunën Kisella Vodë  

EVN dhe komuna e Kisella Vodës e zgjidhën problemin shumëvjeçar të qytetarëve të komunës me dislokimin e trafostacionit të vjetër në rrugën “Dimo Haxhi Dimov”, i cila paraqiste rrezik potencial për qytetarët. Sot u rrëzua Trafostacioni i vjetër i amortizuar, ndërsa EVN Maqedoni në vend tjetër të sigurtë ndërtoi trafostacion të ri prej 1000 kilovat me një kapacitet mjaft më të madh nga i vjetri. Me këtë investim të EVN-së zgjidhen dy probleme: u tejkalua rreziku potencial për rrethinën dhe sigurohet furnizim më kualitativ me energji elektrike.
Investimi më i rendësishëm vijues në komunën e Kisella Vodës janë edhe dy përçues të rinj prej 10kV, të cilët do të sigurojnë distribuim kualitativ të energjisë elektrike si dhe zhvillim të komunës.
EVN do të vazhdojë me investimet e veta në të gjitha rajonet, komunat dhe vendbanimet për përmirësimin e shërbimeve të veta. Ajo do të bazohet në Memorandumin për mirëkuptim, të nënshkruar me BNJVL, i cili mundëson bashkëpunim me të gjitha komunat për përmirësimin e tërë rrjetit distributiv.

Merr nė format .doc

<<<