EVN Maqedoni ndërtoi trafostacion të ri në fshatin Semenishte – Komuna e Sarajit
EVN Maqedoni sot solemnisht lëshoi në përdorim trafostacionin e ri 250 kilovatësh në fshatin Semenishte-Komuna e Sarajit, me çka i përmirësoi rrethanat e tensionit për amvisëritë në atë rajon. Në të ardhmen kompania do t’i zgjidhë problemet e nivelit të tensionit të mesëm në tërë territorin e Komunës së Sarajit me zmadhimin e kapacitetit të TS 35/10 kV Saraj. Në Komunën e Sarajit pason ndërtimi I trafostacionit 250 kilovatësh në f. Shishevë dhe f. Bojanë dhe do të ketë rekonstruktim fillestar të rrjetit të tensionit të ulët në f. Grçec, f. Kondovë, f. Sfillare të Epërme dhe të Poshtme. Investime në rrjetin e tensionit të ulët janë paraparë edhe në fshatra tjerë në rajonin e Komunës së Sarajit.
|