На почеток


Shtypi - 14.02.2008

EVN Maqedoni dhe HIdropol nënshkruan Marrëveshje dypalëshe për revitalizim të shpejtë dhe të suksesshëm të hidrocentraleve të vogla

Marrëveshja e nënshkruar parasheh zgjidhjen e të gjitha keqkuptimeve rreth implementimit të Marrëveshjes ROT, të lidhur derisa EEM ishte akoma nën pronësi shtetërore. Marrëveshja parasheh edhe definimin e një plani të ri kohor dhe vëllimin e obligimeve për revitalizim për të gjitha 7 hidrocentralet e vogla, të cilat u dhanë nën koncesion në vitin 2001.
„ Marrëveshja është rezultat i dialogut dypalësh dhe vullnetit të mire nga të dyja palët për t’u tejkaluar të gjitha keqkuptimet nga e kaluara. Plani i ri kohor për rehabilitimin e shpejtë të 7 HEC të EVN-së janë veçanërisht të domosdoshme në kohën kur janë të nevojshme investime në prodhimin e energjisë elektrike në RM “ theksoi Georg Valdner, Kryetar i KD të EVN Maqedoni SHA.
Në dy vitet e kaluara është kryer pjesa kryesore e revitalizimit të HEC Kalimanci dhe HEC Pena. Për një muaj pason lëshimi në punë e HEC Pesoçani dhe HEC Sapunçica, ndërsa deri në fund të vjeshtës 2008 në tërësi do të kryhen punët e HEC Matka. Sipas Marrëveshjes së re edhe HEC Doshnica dhe HEC Zrnovci duhet të kryhen deri në fund të vitit 2010. Centralet e reja të revitalizuara do të jenë me kapacitet dhe efikasitet më të madh në prodhimin e energjisë elektrike.

Merr nė format .doc

<<<