Akademia EVN Maqedoni:
Trajnime për elektroteknikë – energjetikë
Akademia EVN Maqedoni javën e kaluar filloi me procesin e riarsimimit të të punësuarve me shkollë fillore apo me arsimim tjetër joelektro në një arsimim formal të mesëm profesional me profil të arsimimit në drejtimin elektroteknikë – energjetikë.
Të punësuarit do të ndjekin mësimin për të gjitha lëndët teknike në formë teorike dhe praktike, si dhe principin konsultues të mësimit për të gjitha lëndët e përgjithshme arsimore.
Në fund të çdo muaji punëtorët kanë të drejtë të hyjnë në tre apo më pak provime deri në fund të procesit edukativ.
Ky pilot projekt është i financuar nga ana e kompanisë dhe i njëjti është i planifikuar të vazhdojë në mënyrë të pandërprerë edhe në vitet e ardhshme për të gjithë të punësuarit e interesuar në kompani, të cilët kanë ambicje për riarsimin në profesionin elektro.
|