На почеток


Shtypi - 29.02.2008

EVN Maqedoni me beneficione të reja për konsumatorët – këste për pagesa të parregullta, shpërblime për konsumatorët e rregullt

Të gjithë konsumatorët, të cilët kanë borxh të mbetur, u ofrohet mundësia t’a paguajnë me këste, duke filluar nga 1 marsi i vitit 2008. Për larjen e borxheve ekzistojnë mundësitë vijuese:

Në kategorinë e amvisërive, kontratë për pagesën e borxhit të përgjithshëm në më tepër këste me kamatë, edhe ate::
∙ deri në 6.000,00 denarë 1 (një) këst
∙ prej 6.001,00 denarë deri në 15.000,00 denarë 2 (dy) këste
∙ prej 15.001,00 denarë deri në 30.000,00 denarë 3 (tre) këste
∙ më tepër se 30.000,00 denarë 4 (katër) këste

Tek konsumatorët e vegjël afarist, kontratë për pagesë të borxhit të përgjithshëm në më tepër këste me kamatë, edhe ate:
∙ deri në 30.000,00 denarë 1 (një) këst
∙ повеќе од 30.000,00 денари 2 (dy) këste

Tek konsumatorët industrial ekziston mundësia për kontratë për pagesë të borxhit të përgjithshëm për një këst, pa kamatë. Nuk ka opcion për pagesë me këste.

Pagesa në këste e borxhit të mbetur për energji elektrike është për periudhën prej muajit shtator 2005 përfundimisht me faturën e fundit.

Oferta për pagesë me këste vlen nga 1 marsi deri më 31 maj të vitit 2008.
Nëse konsumatori (nga cilado kategori e konsumatorëve) e paguan përnjëherë e paguan borxhin borxhin e mbetur, atëherë hiqet kamata nga borxhi i përgjithshëm.

EVN Maqedoni, duke filluar nga muaji prill, njëkohësisht përgadit edhe shpërblime të reja për konsumatorët e rregullt.
Të gjithë ata të cilët rregullisht I paguajnë faturat për energji elektrike nga muaji vijues mund të presin befasi të reja me lotarinë që do të pasojë.

Merr nė format .doc

<<<