На почеток


Shtypi - 18.03.2008

EVN Maqedoni e përmirëson furnizimin me energji elektrike në kryeqytet

Dy transformatorë të rinj 110 kV me kapacitet të zmadhuar u instaluan në trafostacionin 110kV “Perëndim” në Shkup. Fuqia e tyre e përgjithshme prej 63 MVA (Megavoltamperë) u zmadhua në 80 MVA. Me këtë investim përmirësohet furnizimi në pjesën perëndimore të Shkupit, veçanërisht në vendbanimet Kapishtec, Taftalixhe, Nerez, në disa pjesë të vendbanimeve Karposh dhe Vlae, si dhe në disa fshatra të komunës së Kondovës dhe Sarajit të cilat janë në nivel të tensionit prej 35kV.

Njëkohësisht u bë ndërrimi i transformatorit 110kV në TS 11kV “Gazi Babë” me rritjen e fuqisë prej 31,5 në 40 MVA. Me këte do të përmirësohet furnizimi në komunën e Gazi Babës, Autokomandë dhe Hekuranë, ndërsa sigurohet rezervë edhe për linjën 10kV.

Investimi i përgjithshëm për të tre transformatorët e rinj është 1,2 milionë euro dhe mbulohet tërësisht nga ana e kompanisë. Me këtë investim në mënyrë të konsiderueshme do të zvogëlohen ndërprerjet e energjisë elektrike dhe problemet me rrethanat e tensionit.
Në interes të konsumatorëve, EVN Maqedoni edhe më tej do të investojë në rrjetin distributiv.
Ky investim është pjesë e programit më të madh investues në historinë e Maqedonisë dedikuar për rrjetin distributiv dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj konsumatorëve të energjisë elektrike.

Merr nė format .doc

<<<