На почеток


Shtypi - 28.03.2008

EVN Maqedoni ka parashtruar ankesë kundër Vendimit të komisionit për mbrojtjen e konkurencës për shqiptim të gjobës për pagesën e shpenzimeve manipulative

Duke e shfrytëzuar të Drejtën kushtetuese dhe ligjore, EEM-EVN Maqedoni sot ka parashtruar ankesë deri te Gjyqi administrativ i RM kundër vendimit të Komisionit për mbrojtje të konkurencës për shqiptim të gjobës për pagesën e shpenzimeve manipulative në faturat për energji elektrike.
Shkaqet për këtë vendim, në të cilat thirret Komisioni është pagesa e dyfishtë e shpenzimit manipulativ, një here në çmimin për energji elektrike dhe një here e ndarë në mënyrë të vacantë në faturat për energji elektrike.

Kësaj procedure kundërvajtëse i paraprinte një procedure administrative inicuar nga ana e Komisionit për mbrojtje të konkurencës më 28 maj 2007. EEM-EVN Maqedoni i ka paraqitur deri te Komisioni të gjitha dokumentet e nevojshme në afatin e kërkuar me arsyetim se shpenzimi manipulativ paguhet në bazë të aktit, për të cilin Gjyqi Kushtetues i Republikës së Maqedonisë në vitin 2001 ka nxjerrë vendim se është në pajtueshmëri me ligjin.

Me qëllim që t’i mbrojë të drejtat dhe interesat e veta, EEM-EVN Maqedoni më 5 tetor 2007 parashtroi ankesë si instrument i vetëm juridik, për dëshmimin e së drejtës për pagesë të këtij shpenzimi para Gjyqit Administrativ të Republikës së Maqedonisë.
Deri në këtë moment Gjyqi adminstrativ nuk është deklaruar për ankesën e EEM-EVN Maqedoni.

EEM-EVN Maqedoni konsideron se deri më tani me llogaritjen e këtij shpenzimi në faturat për energji elektrike nuk është bërë kundërvajtje dhe nuk ekziston bazë për shqiptimin e gjobës për shkak të ekzistimit të:

1.
Vendimit të Gjyqit kushtetues, i cili ka vlerësuar se akti sipas së cilit paguhet shpenzim manipulativ është në pajtueshmëri me ligjin. Një vendim i tillë nuk komentohet por vetëm zbatohet
2. Vendimit për çmim të energjisë elektrike, e cila është përcaktuar nga organi përkatës shtetëror, gjegjësisht nga Komisioni rregullator për energjetikë
3. Në mënyrë plotësuese, EEM-EVN Maqedoni, siguron shërbim pa pagesë për vetadministrimin lokal, nëpërmjet grumbullimit të taksës komunale në faturat për energji elektrike.
 

EEM-EVN Maqedoni është shumë e befasuar nga një vendim i tillë i Komisionit para se të nxirret vendim nga Gjyqi Administrativ.
Prandaj, EEM-EVN i ndërmerr të gjitha masat juridike për t’i mbrojtur të drejtat e veta.

Merr nė format .doc

<<<