На почеток


Shtypi - 04.04.2008

Starton loja shpërblyese e EVN Macedonia për konsumatorët e rregullt „Me çdo faturë të paguar më afër shpërblimit“

Në tre muajt vijues, duke filluar nga prilli, EVN Macedonia përgadit befasi të reja për konsumatorët e rregullt.
Të drejtë për pjesëmarrje në lojën shpërblyese kanë të gjithë konsumatorët e energjisë elektrike të cilët e kanë paguar faturën e fundit (gjegjësisht në tërheqjen e parë, të shkurtit) dhe nuk kanë asfarë borxhi tjetër të hapur ndaj EVN Macedonia.
Në secilën prej tre xhirove do të tërhiqen nga 3 kupona për blerjen e aparateve të amvisërisë me efikasitet të lartë energjetik prej 60 000 denarë, nga 30 kupona për pagesë të energjisë elektrike në vlerë prej 5000 denarë, si dhe 300 kupona për pagesë të energjisë elektrike në vlerë prej 1000 denarë.

Tërheqja e parë e lojës shpërblyese „Me çdo faturë të paguar më afër shpërblimit“, do të mbahet të dielën, më 6.04.2008, në emisionin e pasditës të RTVM-së „Sedumka“.
Dy tërheqjet tjera pasojnë më 4 Maj dhe 1 Qershor në emisionin e njëjtë.
Fituesit e shpërblimit në afat prej tre ditësh do të shpallen edhe në gazetën ditore Dnevnik, si dhe në www.evn.com.mk .

Merr nė format .doc

<<<