EVN Maqedonia deri më tani ka investuar 67 milionë euro
Në kuartalin e parë të këtij viti EVN Maqedonia ka investuar 11 milionë euro apo gjithsejt në dy vitet e fundit 67 milionë euro për përmirësimin e rrjetit distributiv dhe infrastrukturës.
Për arritjen e kualitetit më të madh në furnizimin me energji elektrike janë ndërtuar 200 trafostacione të reja, ndërsa janë rikonstruktuar 105 në të gjitha nivelet e tensionit. Janë ndërruar edhe 200 transformatorë të cilët ishin më të vjetër se 40 vjet. Njëkohësisht është ndërtuar rrjet i ri i tensionit të mesëm prej 203 km dhe 136 km rrjet i tensionit të ulët, ndërsa është rikonstruktuar 205 km rrjet distributiv i tensionit të mesëm dhe 158 km rrjet i tënsionit të ulët.
EVN Maqedoni vazhdon me investime të reja për realizimin e qëllimeve të orientuara ndaj konsumatorëve dhe plotësimin e nevojave të tyre. |