На почеток


Shtypi - 10.06.2008

EVN Maqedoni vazhdon me investimet në rrjetin distributiv

EVN Maqedoni vazhdon me investimet në rrjetin distributiv me qëllim të ndërtimit të furnizimit modern me energji elektrike në të gjith teritorin e Maqedonisë.Me zëvendësimin dhe vendosjen e 20 ndërprerësve të rinjë me tension të lartë në trafostacionin "Strumica 1", EVN Maqedoni investon në sigurinë e furnizimit me energji elektrike në këtë rajon. Ky revitalizim i trafostacionit do ta vazhdojë shekullin e saj të shfrytëzimit për 40 vitet e ardhshme dhe do të mundësojë furnizim stabil me energji elektrike sikur konsumatorëve aktualë ashtu edhe atyre të ardhshëm.
Në trafostacionin 110 kilovoltësh "Strumica 1", është vendosur qeli e re, e cila do ti mbulojë nevojat e rritura  për energji elektrike në këtë zonë industriale në zhvillim.

EVN Maqedoni në Kavadar ndërton largpërçues i ri 110 kilovoltësh në mes TS Kavadar(MEPSO) dhe TS 110/35/10 kv Kavadar 2. Kapaciteti i këtij trafostacioni Kavadar 2 është dyfishuar me instalimin e transformatorit të rri 110 kv PTR, 40 MVA transformator.Ky investim është në vlerë prej 600 mijë eurove. EVN Maqedoni deri tani ka revitalizuar 107 trafostacione në të gjitha nivelet e tensionit.

Merr nė format .doc

<<<