На почеток


Shtypi- 12.07.2006

I lëshuar në përdorim trafostacioni Lakavica

Me kënaqësi ju informojmë se qyteti i Shtipit prej sot ka fituar një trafostacion, me kapacitet për pajisje të 4.000 konsumatorëve të energjisë elektrike.
Trafostacioni i ri 35/10 kV Lakavica Shtip, është me fuqi të instaluar prej 2x4 MWA dhe shërben për furrnizim primar me energji elektrike për konsumatorët e rajonit te Lakavicës (15 fshatra dhe disa objekte industriale). Objekti i ri konsiderueshëm do ta përmirsojë pajisjen në atë rajon i cili deri tani furrnizoheshte prej 35/10 kV Industriska Shtip, trafostacion i vendosur në qytet.
Gurrëthemeli ishte hedhur më 13 janar 2005, ndërsa në ndërtimin e objektit morrën pjesë disa ndërmarrje nga vendi. Tërë investimi u sigurua nga mjetet private të AD ESM, dhe kushton diku rreth 600.000 euro.
Trafostacioni i ri është i vendosur në kilometrin e 9-të të rrugës magistrale Shtip – Radovish.
Lëshimin në përdorim, në mënyrë simbolike e bëri kryetari i K.D. të AD ESM, Georg Valdner i cili theksoi se do të punohet me përkushtim të veçantë drejt modernizimit të kompanisë duke ju ofruar klientëve bashkëpunim dhe ardhmëri të përbashkët.
“Elektroekonomija e Maqedonisë si pjesë e EVN Grupit, qëllim primar edhe më tutje e ka që të investojë në projekte të reja me qëllim që të sigurojë pajisje të sigurtë dhe kualitative me energji elektrike, çdoherë në interes të klientëve të saj” deklaroi Valdner.

Merr nė format .doc

<<<