На почеток


Shtypi - 08.08.2008

EVN Maqedoni hapi qendrën për marëdhënie me konsumatorët
Konsumatorët përmes operatorëve të EVN Maqedoni do ti marin të gjitha informatat dhe këshillat e nevojshme, si dhe do të mund të paraqesin edhe defektet. Qendra për marëdhënie me konsumatorët do të punojë 24 orë, 7 ditë në javë dhe 365 ditë në vit.

Shkup, 08.08 2008 - Në drejtim të ngritjes dhe intesifikimt  të komunikimit me konsumatorët, EVN Maqedoni hapi qendrën e re për marëdhënie më konsumatorët. Në qendrën për marëdhënie me konsumatorët i cili do të punojë 24 orë, 7 ditë në javë dhe 365 ditë në vit, konsumatorët do të mund të marin përgjigje për të gjitha pyetjet e hapura, ta japin mendimin e tyre, të marin këshilla si dhe të paraqesin defekte.

Konsumatorët do të mund të kontaktojnë me operatorët e EVN Maqedoni nëpërmjet dy numrave telofonik, kurse cmimi i bisedës do të tarifohet sipas tarifës lokale. Për informata , këshilla dhe shërbime, konsumatorët do të mund të drejtohen në numrin e telefonit 0890 12345, kurse numri i telefonit 0890 88888 është për paraqitjen e defekteve. Nga operatorët e EVN Maqedoni konsumatorët  mund të marin informata për tarifat, për shërbimet e kompanisë dhe këshilla, kurse gjatë paraqitjes së defekteve menjëherë do të informohen shërbimet teknike, kurse konsumatorët do të marë informata për kohëzgjatjen e defektit dhe largimin e të njejtit.
"EVN Maqedoni është kompani e orientuar kah konsumatorët dhe kënaqjen e nevojave të konsumatorëve, dhe përmisimin e shërbimeve që është njëra nga qëllimet kryesore të kompanisë. Qendra e re për marëdhënie më konsumatorët duhet ta intesifikojë komunikimin ma konsumatorët tanë , që për ne është me rëndësi thelbsorë përshkak se mendimi dhe sugjerimet e tyre për ne do të kontribojnë në përmisimin e shërbimeve dhe besimin e ndërsjellë. EVN Maqedoni me hapjen e qendrës për marëdhënie me konsumatorët krijoi 30 vende reja pune " tha Karl Hajnc Grasman zëvendës kryetarë i këshillit drejtues të EVN Maqedoni.
Në qendrën për marëdhënie me konsumatorët punojnë 22 operatorë të cilët do të pranojnë thirjet e konsumatorëve dhe do të japin informatat dhe instrukcionet e kërkuara. Operatorët  do tu përgjigjen thirjeve në gjuhën maqedonase dhe shqipe.Qendra për marëdhënie me konsumatorët  është e vendosur në Shkup dhe do ti pranojë dhe shërbejë thirjet nga gjithë teritori i Maqedonisë. Përvec këtrye dy numrave telefonik, konsumatrët do të mundë të dërgojnë pyetjet e tyre, mendimet dhe sugjerimet dhe nëpërmes postëts elektronike në adresën info@evn.com.mk.

Merr në format .doc

<<<