EVN Macedonia filloi me ndërtimin e trafostacionit të ri në „Bunarxhik“
Shkup, 04 shtator 2008 – EVN Macedonia filloi me ndërtimin e stacionit të transformatorëve të tensionit të lartë prej 110kV (kilovoltësh) për zonën industriale zhvillimore “Bunarxhik” – investim në vlerë prej mbi 4 milionë euro.
„Me realizimin e këtyre investimeve EVN Macedonia do të sigurojë furnizim të sigurtë dhe cilësor me energji elektrike të të gjitha kapaciteteve egzistuese dhe të ardhshme në zonën e lire ekonomike Bunarxhik, me çka EVN Macedonia kontribon drejt zhvillimit industrial të republics së Maqedonisë, si dhe për krijimin e parakushteve të domosdoshme për tërheqjen e investimeve të drejtpërdrejta të huaja dhe hapjen e vendeve të reja të punës“, deklaroi Karl Hajnc Grasman, Zëvendëskryetar I KD të EVN Macedonia me rastin e vënies së gurthemelit të trafostacionit të ri.
Njëherit me ndërtimin e trafostacionit të tensionit të lartë dhe largerçuesit rritet edhe siguria dhe cilësia e furnizimit me energji elektrike të banorëve në rajonin i cili graviton në zonën e lire ekonomike, në të cilin bien vendbanimet: Ilinden, Belimbeg, Haraçinë, Miladinovcë, Ajvatocë, Bujkovcë, Bunarxhik, Mralino, Malino e tjerë.
Në këtë stacion do të vendosen 2 transformatorë me fuqi prej nga 40 MVA (megavoltamperë), me mundësi në të ardhmen të vendoset edhe një transformator plotësues, varësisht prej dinamikës së zhvillimit të zones dhe nevojave të konsumatorëve.
Pajisja e tërësishme për trafostacionin e ri tanimë është furnizuar dhe ka arritur në Maqedoni, ndërsa është e prodhuar nga prodhuesit me renome botërore. Trafostacioni “Bunarxhik” do të tërësisht I automatizuar, gjë që jep mundësi teknike të kontrollohet prej largësie.
Në ndërtimin e trafostacionit janë të angazhuar kompani vendase, ndërsa e njëjta do të funksionojë sipas standardeve më të larta të EVN-së për cilësi dhe siguri. Vëmendje e posaçme gjatë ndërtimit të trafostacionit I është kushtuar mbrojtjes së mjedisit jetësor, për çka do të zbatohet standardi I EVN-së për mbrojtje të ujërave nëntokësore nga ndotja eventuale me vaj i cili shfrytëzohet për izolimin dhe ftohjen e transformatorëve.
Ndërtimi i trafostacionit në “Bunarxhik” është pjesë e marrëveshjes së nënshkruar me Qeverinë e R. së Maqedonisë nga qershori I këtij viti, me çka parashihet edhe ndërtimi i largerçuesit të tensionit të lartë prej 110 kV, fillimi i ndërtimit të të cilit e pret kryerjen e çështjeve pronësore-juridike, për zgjidhjen e të cilave EVN Macedonia kërkon përkrahjen e institucioneve kompetente shtetërore.
|