Prej sot logoja EVN Macedonia vihet në përdorim në tërë sipërmarrjen
Është kënaqësi e posaçme për ne t’Ju lajmërojmë se prej 17.09.2008 logoja jonë EVN Macedonia vihet në përdorim në tërë sipërmarrjen.
Brendi EVN e reflekton edhe më tepër orientimin edhe më të madh shërbyes ndaj shfrytëzuesve të shërbimeve tona. Ai i personifikon vlerat siguri, besueshmëri, shërbim, punë racionale energjetike dhe posaçërisht afërsinë me konsumatorët e mbi 19 Qendrave rajonale Energjetike të Shfrytëzuesve.
Ndryshimi nga EEM në EVN përputhet me vendosjen dhe finalizimin e procedurave interne të caktuara të rëndësishme.
Në pajtueshmëri të plotë me moton tonë “Gjithmonë këtu për Ju”, dëshirojmë që edhe më tepër të theksojmë, se sipërmarrja jonë është pjesë e Grupacionit EVN dhe ne si furnizues dhe prodhues i energjisë elektrike i mbulojmë nevojat e shfrytëzuesve tanë në mënyrën më të mire. Fakti që jemi pjesë e kësaj familje të madhe na mundëson të punojmë sipas standardeve më moderne të Grupacionit, ndërsa përvojën të cilën e këmbejmë me kolegët tanë e zbatojmë në praktikën e përditshme.
Ne, subjekti i cili vepron në suazat e shoqërisë në Maqedoni, gjithmonë veprojmë dhe do të veprojmë me mirëkuptim, me përgjegjësi dhe nuk do të heqim dorë nga orvatjet tona për cilësi më të mire të jetesës dhe zhvillim afatgjatë.
Shenjë evidente për angazhimet tona të tanishme dhe të ardhshme është logoja e re e drejtorisë sonë në Shkup, e cila në mënyrë solemne u ndriçua në orët e mbrëmjes së 17 shtatorit 2008, ndërsa dita e shtunë, 20 shtatori, në KEC Prilep dhe KEC Kavadar do të shpallet ditë e hapur, gjatë së cilës të gjithë konsumatorët do të mundet në mënyrë të drejtpërdrejtë të njihen me proceset dhe shërbimet të cilat i ofrojnë Qendrat tona Energjetike të Shfrytëzuesve.
“Një gjë është e qartë: Ky është fillimi i një epoke të re të kompanisë. Do të vazhdojmë me rritjen e konsiderueshme të cilësisë së shërbimeve, modernizimin e rrjetit distributiv, zvogëlimin e vjedhjeve të energjisë elektrike dhe përmirësimin e moralit për pagesë. Sepse qëllimi ynë më i rëndësishëm është konsumatorë të kënaqur” deklaroi dje në mbrëmje gjatë ndriçimit solemn të logos, Georg Valdner, Kryetar i Këshillit Drejtues të EVN Macedonia.
|