EVN Maqedoni Akademija: Diploma për elektroteknikët e parë
Me programin për prekualifikim, të punësuar në EVN Maqedoni nga njësite të ndryshme teknike sapo morën diploma pë kryerje të arsimimit elektro-teknik. Me këtë program pa pagesë të EVN Maqedoni Akademisë, deri në përfundim të vitit shkollor pritet të diplomojnë gjithsejt 17 të punësuar të cilët për momentin posedojnë arsimim joadekuat për vendet e reja të punës.
Si kompani sociale e përgjegjshme, të punësuarve tanë ju ofrojmë trajnime eksperte, pozicione më të mira pune dhe mundësi për zhvillim të karierës. Ju sigurojmë të ardhme afatgjate në kompani, duke ju ofruar mundësi për zhvillim personal dhe profesional", deklaroi Zëvendës kryetari i EVN Maqedonia SH. A , zotri Karl Hajnc Grasman, në dorëzimin e diplomave të para.
Pas mbarimit të reorganizimit të kompanisë shumë nga proceset u optimizuan dhe disa nga funksionet e vjetra të punës më nuk janë të nevojshme. Për atë arsye, EVN Macedonia përmes Akademisë se vet, u jep mundësi të punësuarve të adaptohen detyrave dhe sfidave të reja të punës, përmes edukimit shtesë dhe zhvillimin e aftësive të nevojshme për të realizuar detyrat e reja. Përvec trajnimeve teknike dhe arsimimit, akademija ofron edhetrajnime dhe kurse tjera për të gjithë të punësuarit, si dhe për të gjitha nivelet e menaxhmentit.
|