На почеток


Shtypi - 15.10.2008

EVN Macedonia e rekonstruoi trafostacionin 110 Kv "Kumanovo 1"

EVN Maqedonia sot e lëshoj në përdorim trafostacionin e ri të rekonstruaar 110Kv "Kumanovo 1", e cila do të mundësoj furnizim kualitativ dhe të sigurt të energjisë elektrike për dy të tretat e konsumatorëve në komunën e Kumanovës.
Investimi i përgjithshëm në modernizimin e trafostacionit, kompanisë i kushtoi një milion euro.
Nevoja për rekonstruim të trafostacionit me tension të lartë është që me kohë, më saktë që nga zjari i ndodhur në vitin 1993, kur kanë qenë të djegur 20 Kv instalimet. Që atëherë ky investim disa herë është prolonguar përshkak mungesës së financave, si dhe përshkak kompleksitetit teknik të vet rekonstruimit.
Sot ky problem u tejkalua, në trafostacionin është inplementuar paisja më moderne, duke përfshirë edhe mehanizma për drejtim nga largësia.
Të punësuarit e EVN Macedonia, bënë gjithcka që është e mundur, i gjithë rekonstrukcioni të kryhet nën kushte tensioni ose kur harxhimi është në nivel më të ulët në orët e mbrëmjes, me qëllim që konsumatorët të mos ngelin pa energji elektrike gjatë kryerjes së punimeve teknike.

Merr në format .doc

<<<