На почеток


Shtypi - 29.12.2008

Paketa për Vitin e Ri për fëmijët dhe ndihmë për personat të rrezikuarit social

Në frymën e festave të Vitit të Ri dhe kërshëndellave, sot EVN Maqedoni-a u dhuroi paketa për Vitin e Ri fëmijëve në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup, si dhe fëmijëve të shkollës për fëmijë me nevoja speciale “Zllatan Sremec”. Në ndarjen e paketave për Vitin e Ri, së bashku me përfaqësuesit e kompanisë, ishte e pranishme edhe pop diva Kaliopi, që për fëmijët paraqiste një gëzim të posaçëm.

„ Ky kontribut yni në prag të festive që pasojnë, është vetëm një pjesë e vogël e aktiviteteve që i bëjmë gjatë tërë vitit. Kjo tani më është hera e tretë që jemi në këtë klinikë. Do të dëshiroja të gjithë këtyre fëmijëve t’u plotësohen ëndërrat e tyre” tha Karl Hajnc Grasman, zëvendëskryetar i Këshillit drejtues të EVN Maqedoni-së.

„Me kënaqësi e pranova qëllimin e mire të EVN-së dhe jam e gëzuar që për një moment këta fëmijë do të ndjejnë se nuk janë të harruar. Mund të paralajmëroj edhe se një pjesë e mjeteve nga koncerti im që do të mbahet në muajin shkurt do të dhurohen për qëllime humanitare”, deklaroi Kaliopi.

Paketa u ndanë edhe në Qendrën educative të romëve “Sumnal”.
Në drejtim të përkrahjes së kategorive të banorëve të rrezikuar social, EVN Maqedoni-a do të dhurojë edhe paketa me prodhime themelore ushqimore në kuzhinat popullore të Kishës ortodokse maqedonase (KOM) dhe Shkollës fetare muslimane në Kondovë.

EVN Maqedoni-a si kompani me përgjegjësi sociale vazhdon me aktvitetet e veta dhuruese edhe në të ardhmen.

Merr në format .doc

<<<