EVN Maqedonia – kreator i punësimeve të reja dhe kuadrove të kualifikuara
EVN Maqedoni-a ka bërë rikonstruktimin dhe lëshoi në përdorim dhjetë trafostacione 10kV në Shkup, ku ishte e regjistruar ngarkesë e zmadhuar me numër të madh të rënies së rrjetit këtë muaj. Gjatë rënies për shkak të mbingarkesës trafostacionet e vjetra ishin pjesërisht apo tërësisht të dëmtuara.
Trafostacionet e reja janë më kapacitet dy herë më të madh me qëllim të arritjes së distribuimit kualitativ të energjisë elektrikë. Rikonstrukcionet u bënë në më tepër vendbanime të Shkupit edhe ate: Gazi Babë, Pripor, Gjorçe Petrov, Vlae, Krushopek, Zllokuqan, f. Fusha e Shkupit, f. Lisiçe, f. Hasanbeg e tjera.
Edhe krahas shpenzimit të rritur për shkak të temperaturave të ulëta, këtë muaj deri më tani është regjistruar një numër më i vogël i defekteve për 50% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
|