Lėnda: Aplikimi i dorėzuar pėr miratimin e ēmimit tė energjisė elektrike pėr distribucion dhe pajisje tė konsumatorėve tė konsumatorėve tarifor me pakicė
Si rezultat i kërkesës së dorëzuar nga ana e MEPSO-s për çmim më të lartë të energjisë elektrike, edhe AD ESM sot dorëzoi aplikim deri tek Komisioni rregullativ i energjetikës për ndryshimin e çmimit të energjisë elektrike.
Çmimi i ri mesatar i energjisë elektrike për konsumatorët do të duhej të jetë 3,24 denarë/kWh, me çka tarifat ekzistuese do të rriteshin për 14,8%.
Aplikimi i dorëzuar paraqet minimumin absolut, i domosdoshëm për të ofruar siguri në pajisjen me energji elektrike.
Rritja e çmimit është pasojë e rritjes së çmimit të importimit të energjisë elektrike për më shumë se 40% ne krahasim me vitin e kaluar. Tarifat rrjedhëse nuk janë të përshtatura me Ligjin për Energjetikë, sepse nuk i mbulojnë shpenzimet e përgjithshme për distribucion dhe pajisje me energji elektrike.
Mungesa e mjeteve financiare do të provokojë ndërprerjen e investimeve të dedikuara për permirsimin e sistemit energjetik, me çka i njejti nuk do të mund të funksionojë.
Gjithashtu, çmimet e tregut të energjisë elektrike në nivel evropian janë rritur dyfish, ndërsa që nga viti 2001 nuk kanë ndodhur kurfarë ndryshime të çmimit të energjisë elektrike në Maqedoni.
Në krahasim me çmimet e energjisë elektrike në 25 shtete të Evropës dhe të rajonit ku çmimi mesatar është 14,5 Eurocent, çmimet në R.M. janë mjaft të ulëta dhe momentalisht janë 4,5 Eurocent.
Edhe me kalkulimin e çmimeve të reja, në Maqedoni ata janë nën nivelin e cilit do shtet evropian (sa për krahasim, çmimet në Rumani janë 9 Eurocent kWh, ndësa në Kroaci 8 Eurocent kWh).
Probleme plotësuese janë edhe pagesa e dobët dhe përqindja e lartë e vjedhjes së energjisë elektrike. Nëse këta dy faktorë nuk përmirsohen, çmimi i energjisë elektrike do të rritet edhe në të ardhmen, ndërsa shpenzimet do të bien në shpinën e konsumatorëve. |