На почеток


Shtypi - 02.02.2009

EVN Maqedonia – kreator i punësimeve të reja dhe kuadrove të kualifikuara

Në EVN Maqedoni, në dy vitet e fundit, 220 kuadro të rinj professional filluan karierën e vet në pozita të ndryshme në këtë kompani.
Përvoja dhe njohuria që kompania ua përcjell nëpërmjet sistemit të vet të organizuar të edukimit dhe përkryerjes profesionale janë faktor kyç për zhvillimin dhe krijimin e kuadrit të ri dhe të angazhuar profesional nga sfera e energjetikës.
Procesi i punësimit është tërësisht transparent, ndërsa punësimet janë bërë sipas kriterit me të cilin zgjedhen kuadrot më adekuate.
 
Vitin e kaluar EVN Maqedoni-a vendosi edhe programin nëpërmjet të cilit i punëson dhe kualifikon studentët më të mirë nga fakulteti Elektroteknik. Nëpërmjet këtij program u punësuan dhe kualifikuan 16 elektroinxhinierë të diplomuar. 

„ Faktor më i rëndësishëm për suksesin e një kompanie janë të punësuarit e saj. Edhe krahas një viti të vështirë ekonomik, EVN Maqedoni-a do të vazhdojë të krijojë vende të reja pune në Republikën e Maqedonisë dhe t’u japë mundësi kuadrove më të reja” deklaroi Georg Valdner, kryetar i KD të EVN Maqedoni-së.

EVN Maqedoni-a pandërprerë investon edhe në edukimin e të punësuarve të vet edhe në përmirësimin e shkathtësive të punës. Më tepër se një vit në kuadër të kompanisë funksionon edhe EVN Akademia, e cila ofron edukim pa pagesë,dhe rikualifikim për të punësuarit. Në këto programe janë të kyçur rreth 2000 të punësuar dhe numri i tyre rritet për çdo ditë.

EVN Maqedoni-a është rregullisht e pranishme në ngjarje për rekrutimin e kuadrove të reja dhe është në bashkëpunim të përhershëm me organizata të cilat kujdesen për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve.

Merr në format .doc

<<<