На почеток


Shtypi - 05.02.2009

EKuizi i parë për fëmijë nga lëmi i energjetikës në organizim të EVN Maqedoni

Nxënës të 16 shkollave nga Maqedonia garuan në kuizin e parë për fëmijë në pyetjet nga sfera e energjetikës, në organizim të EVN Maqedoni. Kuizi u mbajt në kuadër të projektit Servisi shkollor, të cilin kompania e realizon tanimë dy vite me radhë. 

Rezultate më të mira arritën nxënësit e shkollës fillore “Dame Gruev” nga Manastiri, në vendin e dytë ishin nxënësit e “Partenie Zografski” Kisella vodë-Shkup, dhe shpërblimin e tretë e fitoi shkolla “Abdyl Frashëri” nga f. Bogovinë. Përveç shpërblimeve personale për fituesit, tre shkollat e para fitojnë edhe vizita të organizuara të hidrocentralit Matka, të Qendrës për konsumatorë  të EVN Maqedoni-së, si dhe sigurojnë poçe kursyese për shkollat e tyre. 

Njëkohësisht, u shpërblyen edhe vizatimet dhe poezitë më të mira të fëmijëve, të cilët në periudhën e kaluar konkuruan në konkursin e hapur të EVN Maqedoni-së për punime artistike dhe letrare me temë energjetika.

„ Projektit Servisi shkollor EVN Maqedoni-a i qaset me kreativitet dhe entuziazëm të madh, ndërsa për kënaqësinë tonë të madhe konsumaorët tanë më të vegjël na përgjigjen me kreativitet edhe më të madh”, deklaroi në hapjen e garave Lençe Karpuzovska, drejtuese e Sektorit për komunikim në EVN Maqedoni.

Programi ishtei i pasuruar edhe me praninë e pop divës Kaliopi, e cila me këtë rast pjesëmarrësve u ndau CD muzikore nga albumi i saj më i ri, si dhe bileta për koncertin që pason në Metropolis Arena.

Përndryshe, projekti “Servisi shkollor” parasheh të vizitojë të gjitha shkollat fillore në Maqedoni dhe qëllimi është edukimi i konsumatorëve më të rinj për nocionet themelore energjetike dhe si në mënyrë të arsyeshme ta përdorin energjinë elektrike. Deri tani u vizituan 144 shkolla, ndërsa deri në fund të vitit shkollor janë paraparë edhe rreth 40 shkolla. Për suksesshmërinë e këtij projekti meritë të madhe kanë më tepër organizata joqeveritare, të cilat marrin pjesë në zhvilimin dhe implementimin e projektit edhe ate: Shoqata e qytetarëve Konekt, MACEF nga Shkupi, Këshilli rinor nga Ohri, Korrja e diturisë – Prilep, Planetum – Strumicë, Lipa nga KUmanova dhe Green Power – Veles.

Merr në format .doc

<<<