EVN Maqedonia vendos teknologji të re për leximin e njehsorëve
Pilot projekti i parë starton nga EQK Aerodrom
Gjendja e njehsorëve për muajin shkurt për konsumatorët të cilët bien nën Energo Qendrën e Konsumatorëve Aerodrom, për herë të parë do të lexohen duke i përdorur të ashtuquajturit kompjuterë dore për lexim.
Lexuesit e dorës paraqesin novitet në Maqedoni. Shfrytëzohen në vendet e zhvilluara dhe në mënyrë të konsiderueshme e përmirësojnë efikasitetin dhe saktësinë e leximit të njehsorëve. Ato janë pajisje elektronike speciale nëpërmjet të të cilave të dhënat nga njehsori në mënyrë automatike dhe pa gabime vendosen në bazën e të dhënave.
Dobitë konkrete janë leximi i njehsorëve çdo muaj nga data i pari deri në të parin, saktësia gjatë i leximit, përpunimi i shpejtë i të dhënave, ndërsa si rezultat i kësaj edhe dorëzimi më i shpejtë i faturave deri te konsumatorët.
„E përcjellim njohurinë dhe përvojën tonë nga EVN Grupacioni duke futur teknologji të re, e cila i përmirëson shërbimet ndaj konsumatorëve tanë” deklaroi Georg Valdner, Kryetar i KD të EVN Maqedoni-së.
Meqenëse bëhet fjalë për pilot-projekt, paralelisht me mënyrën e re të leximit të njehsorëve, gjendja e tyre do të lexohet edhe në mënyrën tradicionale, si deri më tani. Qëllimi është të krahasohen të dhënat e fituara në të dy mënyrat dhe të sigurohet saktësia e të njëjtave.
Pilot projekti përfshin rreth 15.000 konsumatorë në fazën e parë dhe paraqet fillimin e implementimit të teknologjisë së re në tërë territorn e Repubikës, në të gjitha Energo Qendrat e Konsumatorëve të EVN Maqedoni-së. |