На почеток


Shtypi - 02.03.2009

EVN Maqedoni me defekte dyfish të zvogëluara të rrjetit

EVN Maqedoni shënoi zvogëlim të numrit të intervenimeve në rrjet për 50% në dy muajt e parë të këtij viti në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo përqindje është më e madhe në nivelin e tensionit të lartë dhe të mesëm, ndërsa në rrjetin e tensionit të ulët janë shënuar rreth 25% më pak defekte në raport me janarin dhe shkurtin e vitit të kaluar, edhe pse gjatë disa ditëve të janarit u shënua shpenzim rekord në bazë ditore në historinë e sistemit distributiv.

Efekti pozitiv gjatë zvogëlimit të ndërprerjeve të energjisë elektrike është rezultat I investimeve në kontinuitet në disa pjesë të rrjetit, ku në të kaluarën ndodhnin rënie të shpeshta, si dhe investimeve të realizuara sipas programit të kompanisë për përmirësimin e kualitetit të shpërndarjes.

Nga ana tjetër, intervenimi i shpejtë për riparimin e ndërprerjeve është rezultat i ekipeve mirë të përgatitura në terren, vendosjes së sistemit Skada për lokalizimin e shpejtë të defekteve, si dhe i lidhjes kthyese pozitive të Qendrës për marrëdhënie me konsumatorët, ku qytetarët paraqesin ndërprerje të energjisë elektrike. Pas çdo paraqitje, nëse vërtetohet se defekti është në rrjetin e EVN Maqedoni-së, ekipet menjëherë marrin urdhër për mënjanimin e tij.

Merr në format .doc

<<<